Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka komentuar vendimin e GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës.
Edhe pse në asnjë moment nuk shqiptoi emrin e Belinda Ballukut, ai iu referua me postin drejtues që ajo mbante si ministre.
Balla nënvizoi se edhe ai si kryeministri Rama, mendon se gjykata nuk ka kompetencë që të pezullojë një ministër.
“Në vlerësimin tonë SPAK ka bërë një punë të shkëlqyer. Kush punon, gabon. Sa i përket rastit në fjalë Kryeministri ka qenë shumë i qartë, ka pasur një vendim nga gjykata për pezullimin e një ministri, në vlerësimin e tij dhe timin, mendoj se nuk e ka një kompetencë të tillë gjykata të pezullojë një ministër. Kushtetuta e ka barazuar ministrin me deputetin për imunitetin. Rendi kushtetues e ka të përcaktuar qartë se kur ke një ankesë e dërgon në Kushtetuese. Të presim Gjykatën Kushtetuesen”, tha Balla.
Lajmi kryesor:
Pezullimi i Ballukut, s’ka unanimitet në Kolegjin e Kushtetueses! Ankimi i qeverisë i kalon Mbledhjes së Gjyqtarëve, do vendosin nëse kalon për shqyrtim












