8 marsi kaloi në punë, e pranishme në dëgjesën publike të organizuar nga artistët për Teatrin Kombëtar. Tek më kaloi në mendje kjo fjalë para se ta shkruaja, u emocionova. E kuptueshme që nuk pres që çdokush të ndihet kështu dhe se ndjesia ime për këtë fjalë ‘Teatër’ lidhet me kujtimet e mia brenda apo jashtë kësaj godine, me njerëzit që kam kaluar këto momente por dhe me përuljen time ndaj artit dhe bukurinë që mendoj se ka ai.
Megjithatë, e pranoj se jam e keqardhur se pjesëmarrja në këtë aktivitet ishte e pakët si dhe me mungesën e seriozitetit të disa prej të pranishmëve. Ndryshe nga ç'ishte në takimin e 14 shkurtit në godinën e Teatrit Kombëtar apo në takimet e mëparshme, ku shihje frymën e bashkëpunimit dhe shpirtin e vërtetë të artistit. Kur ngjita shkallët për të shkuar në sallën Black Box të Akademisë së Arteve, jashtë derës gjeta të vetëm, aktorin Arben Derhemi, m’u duk në ankth ndoshta se isha vetë në atë gjendje, se për 10 minuta niste dëgjesa.
“Ç’pritet?”,-i them... “Artistët shqiptarë e kanë huq vonesën edhe në shfaqje”, më tha.
Pak më vonë erdhi edhe regjisori Kastriot Çipi i shoqëruar me deputetin demokrat Luçiano Boçi. Më pas u bashkuan edhe të tjerë, të cilët numëroheshin me gishtat e dorës. Mes tyre ishin edhe studentë të arteve si dhe një rresht i sallës me gazetarë dhe kameramanë.
Filloi dëgjesa me përfaqësinë e Arben Derhemit, Kastriot Çipit dhe Alert Çeloaliaj. Ky i fundit evidentoi mungesën e aktoreve, duke vlerësuar se është e drejta e tyre të mos jenë të pranishme në ditën e 8 marsit, dita kur gratë kanë fituar disa prej të drejtave të mohuara. A ka të drejtë më të madhe të mohuar se bindja që të të shembin shtëpinë dhe bashkë me të memorien?! Me gjithë të drejtat e mohuara që gjithsecili i pranon të mbeten të tilla, unë munda t’i rezistoja gjithçkaje përveç tundimeve, fjalive tendencioze..siç bëri Çeloaliaj ndaj mediave.
Detyra jonë nuk është vetëm raportimi por edhe pasqyrimi, gjë e cila është bërë të paktën nga ana ime në vëzhgimin për gjendjen e Teatrit Kombëtar që mbështet shqetësimin e artistëve, ku pavarësisht kushteve miserabël dhe kërkesave të vazhdueshme të artistëve ndër vite ne dikastere qeveritare të ndryshme, masa nuk janë marrë dhe ata janë treguar të gatshëm të punojnë... gjithashtu, duke treguar historinë e kësaj godine. Por mesa duket edhe për lexuesin vlen ai leksioni i gazetarisë 'titulli, gjysma e punës'. Ironia e Çeloaliaj vijoi më tej duke i kërkuar aktorit Derhemi të shkoqiste fjalët e tij, sepse media i merrte shabllon dhe nuk kuptonte shakanë.
Unë nuk kuptoj shakatë e shëmtuara të përfaqësuesit të Sindikatës të Artistëve të Ekranit dhe Skenës dhe shqetësimin e pa vend për mediat, kur në 8 mars pashë sa pak luftohet për të drejta dhe sa shumë festohet. Megjithatë, me respektin më të madh ndaj aktorit Derhemi, e duartrokita ftesën e tij karshi çdo shqiptari për të dhuruar fonde që do të shërbejnë për restaurimin e Teatrit tonë.
e.gj/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com