80-vjetori i lindjes, përkujtohet
në Tiranë Anton Pashku 

80-vjetori i lindjes, përkujtohet<br />në Tiranë Anton Pashku <br>
Anton Pashku, mjeshtri i penës së letërsisë shqipe, është përkujtuar në Bibliotekën Kombëtare me rastin e 80-vjetorit të lindjes. Romani i njohur “Oh”, tregimet e tij antologjike, letërsia për fëmijë, dramaturgjia dhe cikle të tjera të krijimtarisë së Anton Pashkut janë diskutuar përgjatë konferencës në kumtesat e studiuesve dhe kritikëve nga Shqipëria e Kosova.

E pranishme ishte dhe vajza e Anton Pashkut, Lulja. Në Bibliotekën Kombëtare ekspozita kushtuar Anton Pashkut ka sjellë për herë të parë për publikun në Shqipëri rrugëtimin e veprës së tij, faksimile të botimit të shkrimeve të para, botimeve të sistemuara, raporteve që vepra e tij ndërtoi me kritikën letrare në bashkëkohësinë e vet e më gjerë.

Kjo ekspozitë sjell gjithashtu edhe një dokumentim të shtypit të kohës, lidhjeve të rëndësishme e miqësore të autorit me intelektualët e kohës. Anton Pashku ka lindur në vitin 1937 dhe u largua nga jeta në vitin 1995. Që kur nisi botimet e para në vitin 1955 pena e Anton Pashkut vijoi deri në fund të mbetej nga më uniket dhe autentiket në letërsinë shqipe.

[gallery]24685[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim