800 mijë euro fiktive për fusha golfi në Shqipëri, dy norvegjezë përfundojnë në gjykatë
Kompania e tyre Norwegian Golf Development AS u krijua në vitin 2016 dhe nga ajo kohë dy norvegjezët nisën pastrimin e parave.
U zbuluan teksa përdorën skemën fiktive të shit-blerjes së kompanive të menaxhimit të sportit të golfit në Shqipëri duke pastruar 800 mijë euro, përfundojnë në gjykatë në mungesë dy shtetas norvegjezë.
Kompania e tyre Norëegian Golf Development AS u krijua në vitin 2016 dhe nga ajo kohë dy norvegjezët nisën pastrimin e parave.
Me akuzën e pastrimit të parave dhe evazionit fiskal Ove Johanson dhe Joo Borgen Nilsen janë marrë që të dy si të pandehur në mungesë.
Kompania norvegjeze është regjistruar në Shqipëri me administrator shtetasin Jan Kolstad.
Në qëllimet e aktivitetit të saj ajo radhit: Zhvillimin, ndërtimin, investimin dhe menaxhimin e resortëve turistike, fushave të golfit, etj.
Ajo është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e themeluar më 27.01.2016 me një kapital fillestar prej 100.000 lekësh.
Si adresë të saj kompania ka shënuar: Tiranë Njësia Bashkiake nr.10, Rr. "Bogdani", pall.20, kati i dyte.
Paratë e tyre janë sekuestruar për llogari të hetimit prej më shumë se një viti ndërsa dy norvegjezët kanë lënë Shqipërinë dhe janë në kërkim.
Ove Johanson dhe Joo Borgen Nilsen janë marrë të pandehur me akuzën e mashtrimit me pasoja të mëdha, evazionit fiskal dhe pastrimit të parave.
Këta shtetas në mars të 2016 krijuan në shqipëri kompaninë ASIA CAPITAL GROUP dhe nga ai moment kompania e tyre është ende aktive dhe pse mungon vendimi i sekuestros në qëndrën kombëtare të bizneseve.
Për zbulimin e këtij rasti është bashkëpunaur dhe me hetuesit norvegjezë ndërsa i është kërkuar Interpolit arresimti i Johansen dhe Nilsen.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3869
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Detaje/ Si u pastruan 11 mln euro të krimit përmes ‘Green View Marketing’, i çuan në Kanada! Kompania u krijua nga roja e plazhit! Në sitë 38 shoqëri të huaja, me aktivitet kazino e baste online
20 Dhjetor, 14:29
-
Pranga të riut për pastrim parash në Elbasan, i sekuestrohet 136 mijë euro pasuri! Në Itali pjesë e një grupi që merrej me shfrytëzim prostitucioni (EMRI + VIDEO)
4 Dhjetor, 09:22
-
Operacioni kundër kriptovalutave, gjykata lë në burg kryefinancierin e televizionit të Familjes Berisha dhe 11 të arrestuar, 6 'detyrim me paraqitje' 2 'arrest shtëpie'
21 Nëntor, 10:56
-
Policia arreston kryefinancierin e televizionit të Familjes Berisha si pjesë e bandës së kriptovalutave! Paguan rrogat cash të gazetarëve te ‘Syri’ me zarfe pa i deklaruar (DOSJE)
18 Nëntor, 17:12
-
Operacion kundër kriptovalutave në Tiranë e Shkodër! Firmosen 20 urdhër-arreste për pastrim parash, 6 janë pronarë 'këmbimi valutor'! 18 të arrestuar, 2 në kërkim, sekuestrohen 750 mijë € (EMRAT)
18 Nëntor, 10:00
-
Korrupsion dhe pastrim parash, ish-presidenti i Perusë dënohet me 20 vjet burg
22 Tetor, 09:52
-
Rekord/ 'Paratë e pista' rrisin 'cash'-in, 150 mln € më shumë jashtë bankave! Brenda 2026 tavan për pagesat në dorë të qytetarëve
28 Shtator, 16:53
-
INVESTIGIMI / Televizioni i Berishës ''Syri'', si punon ende me llogari bankare të bllokuara për evazion tatimor? Prokuroria heton mbi lekët cash që përdoren edhe për të paguar rrogat
1 Gusht, 19:51
-
Tiranë/ Sekuestrohen 50 mln euro pasuri të Kristian Boçit si dhe 6 të tjerëve të lidhur me ta! Zbulohet skema e pastrimit të parave
28 Qershor, 08:42
-
200 mijë € në llogarinë e shqiptarit! Kush është i huaji misterioz i hetuar në Angli për pastrim parash
5 Qershor, 13:02
-
Sekuestrohen 510 mijë € llogari të biznesit italian të avionëve! Skemë pastrimi parash
3 Qershor, 17:00
-
Në Itali të dënuar për mashtrim, në Tiranë firmë për anije kozmike! U sekuestrohen llogaritë bankare mbi 500 mijë dollarë (EMRAT)
3 Qershor, 14:21