811 ​policë për ndeshjen Shqipëri
- Portugali, ja rugët që bllokohen

811 ​policë për ndeshjen Shqipëri<br />- Portugali, ja rugët që bllokohen
Drejtoria e Policisë së Elbasanit do të marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e takimit mes Shqipërisë dhe Portugalisë në “Elbasan Arena”.

Në masat për sigurimin e rendit dhe qetësisë përfshihen bllokimi i disa segmenteve rrugore, ndërsa tifozët njoftohet se do të futen në stadium 2 orë para fillimit të ndeshjes.

Rrugët që do të bllokohen:

1- Shëtitorja nga Stadiumi deri tek “1 Maji”
2- Nga Bashkia deri në dalje të Unazës
3- Nuk do të lejohen parkimet në sheshin përpara Pallatit Sportit
4- Nga rrethrrotullimi i luleve deri tek rrethrrotullimi i Zaranikës
5- Nuk do të lejohet parakimi i automjeteve para stadiumit.
6- Nga Bulevardi kryesor deri në stadium do të ndërpritet dhe nuk do të lejohet hyrja e mjeteve.

Bëjmë me dije se hyrja e sportdashësve do të jetë 2 orë para ndeshjes, me qëllim shmangien e radhëve të gjata në hyrje për në stadium”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Shtetit do të angazhojë 811 efektivë policie për mbarëvajtjen e takimit, ku 550 prej tyre janë marrë nga Drejtoritë e Policisë së Qarqeve.

Ndër të tjera, mësohet se në stadium nuk lejohet futja e fëmijëve të mitur pa u pajisur me biletë. Gjithashtu nuk do të lejohet futja në stadium e sendeve të forta, shishe (të çfarëdolloji), fishekzjarrë. Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit.

Të gjitha lokalet në afërsi të stadiumit nga ora 12:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes të marrin masa për t’u mbyllur. Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 7 shtator 2015, lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, c’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin e këtij aktiviteti”, thuhet në përfundim të njoftimit.
 
Redaksia Online
(e.g/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim