​Agjencia italiane “ANSA”: Bunkart
emblema e turizmit ne Tirane

​Agjencia italiane “ANSA”: Bunkart<br />emblema e turizmit ne Tirane
Portali italian ANSA, ka publikuar një shkrim për Shqipërinë dhe aspiratat për tu bërë një destinacion i rëndësishëm turizmi. Ajo ka përshkruar vendin tonë duke mos i kursyer edhe lavdërimet.

Më poshtë keni artikullin e plotë të postuar nga portali.

Ka kthyer faqe me një frymë  të vendosur, pas dekadash izolimi, dhe tani kërkon ti zbulojë sekretet e saj Europës, por pa rënë ne grackën e turistëve masiv.

Publikuar nga Rough Guides, mes 10 destinacioneve më tërheqëse në 2016, Shqipëria synon të bëhet një destinacion për italianët.

Potenciali nuk i ka shpëtuar as syrit të profesionistëve, vendi i vogël i ballkanit, një zonë e barabartë me atë të Piemontes dhe Valle d'Aosta, është pjesë për herë të parë në katalogët e verës të grupit Alpitour që debuton për herë të parë në vendpushimet bregdetare si Vlora apo Saranda, me dy ture historike të propozuar nga marka  Francorosso për fashën e mesme dhe të lartë.

Së shpejti do të jetë online platforma dixhitale për shitjen e shërbimeve turistike të Shqipërisë në botë: albaniatravel.com është kjo adresa e portalit që do të jetë në shumë gjuhë.
Shifrat flasin që  tani për ndryshimet “ Në vitin 2016 – sipas Ministres së Turizmit,, Milva Ekonomi, - ka pasurë një një bum turistash, 4,3 milion, 15% më shumë se në vitin 2015.

Sektori I turizmit është një ndërë sektorët më të rëndësishëm me një qarkullim prej 1.5 miliard euro, 7% e PBB kombëtarë.
Në rritje janë turistët nga vendet fqinje si Kosova, Mali I Zi dhe Maqedonia, por janë rritur edhe vizitorë të ardhur nga Gjermania, Polonia, Rusia e italia. Turistëve i ofrohet një natyrë e virgjër, rrënoja të lashta, një kuzhinë mikse në të cilën përzihen elementë orienal dhe oksidental, e njerëz miqësorë.

Tre vende janë trashëgimi botërore të Unescos: Vendiarkeologjik i Butrintit, qendrat historike të Beratit dhe Gjirokastrës,. Po bëhet përpjekje edhe në ndërtimin e memories historike të vendit.

Embelema është Bunkarti i Tiranës, një qendër kulturore e krijuar në një bunker antibërthamorë, i ndërtuar në kohën e diktaturës komuniste dhe e kuruar nga gazetari italian Carlo Bolino.
Bunkerë çementoje, që regjimi i ndërtoi në vitet ’70-’80, nga frika e një pushtimi shihen gjithashtu edhe si në male edhe në plazhe.

Nga viti 2014, kandidate për në BE, Shqipëria është një kantier i madh ndërtimi.
Kudo po ndërtohen rrugë, pallate, spitale e shkolla, me ndihmën e të huajve, shumica italianë, të tërhequr nga taksat e ulta si përshembull ulja e TVSH-së nga 20 në 6% për industrinë e hotelerisë.

Ka edhe kujdes për ambjentin: “ Kemi prishur 20.000 mijë ndërtime abuzive, nuk duam investime per tu betonuar” shpjegon Artan Gaçi, deputet i Partisë Socialiste për Tiranën dhe nënësekretar për tregtinë e jashtme.

Në Tiranë në vitin 1991 ishin në qarkullim 17 makina sepse Enver Hoxha, ndalonte makinat private, ndërsa tani janë 170.000, kresisht të markës Mercedes.
 “Të drejtosh trafikun është një sfidë” tregon Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, 38 vjeç, ylli i më shumë se 300.000 fëmijëve në qytet.
“Në Tiranë - tregon – janë 103 kantiere publike, disa të mëdha si ai për stadiumin të ri, dhe disa të tjerë më të vegjëll. 100 milion do të investohen nga sektori privat për të ndërtuar 20 shkolla.”

Dy javë përpara zgjedhjeve politike, Shqipëria është gati për të nisur sfidën e saj për tu bërë mbretëresha e turizmit.

Redaksi Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro