TIRANË- Gjatë së hënës një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku dy mjete janë përplasur dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur gjashtë persona, mes tyre një fëmijë katër vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti  tip Benz-190 me drejtues shtetasin Xh.B., 55 vjeç është përplasur më mjetin tip Opel Aquila me drejtues shtetasin K.H., 50 vjeç.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesit e mjeteve dhe shtetasit  D.M, 27 vjeç, M.H, 31 vjeç,  E.H.12 vjeç dhe K.H.4 vjeç.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin Ushtarak dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
 
Informacion paraprak.
Tiranë.
Më datë 10.07.2017, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për përplasje mjetesh në autostradën Tiranë - Durrës.
Menjëherë janë dërguar në vendin e ngjarjes shërbimet e policisë të cilat kanë konstatuar se është përplasur  mjeti  tip Benz-190  me drejtues shtetasin Xh.B., 55 vjeç dhe mjeti tip Opel Aquila me drejtues shtetasin K.H., 50 vjeç.
Nga përplasja e mjeteve janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve dhe shtetasit  D.M, 27 vjeç, M.H, 31 vjeç,  E.H.12 vjeç dhe K.H.4 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin Ushtarak ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com