Tre makina janë përplasur ditën e sotme rreth orës 18:49 në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas policisë janë përplasur mjeti tip Ford Focus me drejtues shtetasin E.P., 22 vjeç, mjeti tip Fiat Punto me drejtues shtetasin E.S., 32 vjeç dhe mjeti tip Volswagen Golf, me drejtuesin shtetasin S.L., 33 vjeç.

Nga përplasja e mjeteve janë dëmtuar lehtë shtetasit:

-S.L., 33 vjeç ( drejtues i mjetet tip Volsëagen Golf).

- I.S., 25 vjeç, K.D., 29 vjeç dhe Xh.H., 17 vjeç.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com