​Arabia Saudite ndihmë Shqipërisë
Olta Xhaçka: Përfitojnë të varfrit

​Arabia Saudite ndihmë Shqipërisë<br />Olta Xhaçka: Përfitojnë të varfrit
Pjesa vurnerabël e shoqërisë do të ndihmohet nga ambasada e Arabise Saudite.
 
Ministrja e mirëqënies sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me ambasadën u shpreh se ndihmat, që konsistojnë në prodhime vendase të Arabisë Saudite, do të shpërndahen për 28 institucione publike dhe jo publike.

Shtresa në nevojë që do të përfitojnë nga ndihma janë gratë dhunuara, fëmijët në situatë rruge dhe njerëzit me aftësi të kufizuara.
 
Dhurata e delegacionit të arabisë saudite do të shkojnë për shërbime sociale për fëmijë, për të moshuar, për persona me aftësi të kufizuara, për familje rome dhe egjyptiane si dhe gra të dhunuara dhe viktima trafiku.
 
Kjo është ndihma e parë që Arabia Saudite ofron për Shqipërinë nëpërmjet Ministrisë së Mirëqënies Sociale. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi