​Atentati i rremë ndaj deputetit
Tom Doshi,gjyqi rinis në shkurt

TIRANE-Procesi gjyqësor ndaj deputetit Tom Doshi, ish deputetit Mark Frroku dhe shtetasit Durim Bami rikthehet në Gjykatën e Lartë më 6 shkurt 2017.

Doshi, Frroku e Bami janë marrë të pandehur për akuzën e kallëzimit të rremë nga prokuroria e përgjithshme ndërsa prej më shumë se 6 muaj procesi ndaj tyre u ndërpre për kompetencë.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë kërkoi nga kushtetuesja për të vlerësuar nëse mund të gjykoheshin të tre bashkë Doshi, Frroku e Bami apo duhej që ky gjykim të veçohej për Frrokun e Bamin pasi ata nuk gëzojnë statusin e personit që gjykohet nga Gjykata e lartë.

Më 5 nëntor Kushtetuesja vendosi që ky gjykim të vazhdoj pranë Gjykatës së Lartë, ndërsa pritet të vendoset nëse kjo akuzë ndaj tre të pandehurve do të pushohet apo jo prej amnistisë.

Doshi, Frroku e Bami u vunë nën akuzë pas denoncimit publik që deputeti Doshi bëri se ndaj tij ishte porositur një atentat për ta eleminuar fizikisht.

d.i./Shqiptarja.com
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan