PUKË- Policia e shtetit prej 12 orësh është në alarm dhe, në zonën e Pukës janë nisur forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe Renea për arrestimin e dy grabitësve ku një natë më parë kanë terrorizuar dy turistë austriak.


Ngjarja është shënuar në aksin Pukë-Fush Arrëz ku turistët, çifti i bashkëshortëve E.T dhe K.T përkatësisht 54 dhe 61 vjeç, janë kërcënuar nga dy të rinjë tashmë janë vë në në kërkim.

Nga denoncimi i turistave, atyre nën kërcënimin e armës, u janë marrë një sasi prej 700 euro dhe telefonat ceularë.

Turistët kanë bërë denoncim pranë komisariatit të tropojës, ndërsa deri më tani janë shoqëruar 4 persona të dyshuar për ngjarjen.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com