'Zbërthehen' vëllezërit Beqiraj që u morën peng, merrnin 50-150 mijë euro për 1 vrasje! Po planifikonin ekzekutimin e ‘Rrumit të Shijakut'! Shkatërrohet grupi kriminal në Durrës, 15 në pranga

DURRËS-14 në pranga, 1 komunikim arresti në burg, 5 të shpallur në kërkim dhe procedim për shumë të kërkuarin Kasandro Noga, i arrestuar në Belgjikë, është bilanci i një super operacioni të policisë së Durrësit, për shkatërrimin e një grupi kriminal që merrej me vrasje me pagesë. ‘Zbërthimi’ i 2 vëllezërve, Indrit dhe Gentian Beqiraj ka zbardhur disa ngjarje të rënda kriminale, 2 prej të cilave kanë nisur nga një porositës, Kasandër Noga, vrasje me pagesë për kundërshtarët e tij. Ndërsa një ngjarje e tretë është porositur nga punonjësi i policisë së burgjeve, Flamur Bejko. 

Konflikti mes vëllezërve Beqiraj dhe katër personave të shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, në 48 orët e fundit, ka zbuluar një rrjet të vrasësve me pagesë mes Tiranës dhe Durrësit. Indrit Beqiraj, 32 vjeç, Gentjan Beqiraj, 39 vjeç, të dy këta vëllezër dhe shoku i tyre Kevin Zeneli, 23 vjeç, janë autorët e dyshuar të dy vrasjeve dhe tre atentateve të pa realizuara. Në 4 janar 2022 ekzekutuan Erion Çelën dhe plagosën katër të tjerë në një lokal në Don Bosko, duke u larguar me një automjet. Pa u mbushur pesë muaj, ky grup merr një tjetër porosi, këtë herë për të ekzekutuar në Sukth, Arben Mërkurin, i njohur ndryshe si Maneci. Vrasja e Çelës rezulton të jetë ngatërruar, pasi porosia ishte për ekzekutimin e Geron Hasanbelliut dhe nipërve të tij, porosi të cilën sipas policisë ia ka dhënë Kasandër Noga, ndërsa ekzekutimin e kësaj porosie e ka bërë Kevin Zeneli, i ndihmuar nga Beqirajt për t’u larguar nga vendi.

Dy vëllezërit kanë siguruar të gjitha kushtet për ekzekutimin e Arben Mërkurit, ngjarje e ndodhur më 18 maj të këtij viti. Ata morën porosi nga shoku i tyre në krime, Kevin Zeneli, i cili pasi ekzekutoi Celën ishte larguar jashtë shtetit, teksa akoma mbetet e paqartë se nga kush u krye ekzekutimi, pasi vëllezërit planifikuan atentatin dhe siguruan mjetet dhe kushtet e nevojshme.

Por si u zbuluan tre të dyshuarit si vrasës me pagesë?
Ishte njoftimi për një përplasje makinash e më pas pengmarrje që zbuloi krimet e kryera dhe planet për të tjera vrasje. Ditën që Indrit Beqiraj u mor peng për disa metra në autostradën Tiranë-Durrës ai së bashku me të vëllain ishin nisur të vrisnin dy shtetasit S.Z. dhe I.H. Report Tv mëson se porosia për këtë vrasje është dhënë nga Flamur Bejko, efektiv burgjesh, i cili kishte konflikt me shtetasit që do të vriteshin.  Për këtë krim, polici i burgjeve kishte parapaguar 3500 euro, ndërsa vëllezërit Beqiraj kishin siguruar mjetet për realizimin e ngjarjes, konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik, të cilat u gjetën dhe sekuestruan gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e policisë, të hënën e tre tetorit.

Edhe pse zyrtarisht policia nuk e përfshin në atentatet e zbardhura, rezulton se vrasja e Manecit ishte attentat ku do të ekzekutohej Aleksandër Laho, apo Rrumi i Shijakut, pasi në ato momente nuk rezultoi të ishte më të. Maneci dhe Rrumi i Shijakut prej vitesh ishin miq me njëri-tjetrin.

Këto janë vetëm disa prej krimeve që ky grup ka kryer ndërsa vëllezërit Beqiraj kanë rrëfyer para hetuesve aktivitetin kriminal. Ata ende nuk kanë marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, teksa pritet që kjo dosje ti kaloj për kompetencë SPAK pasi vrasjet janë kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.  Në vijim të hetimeve të thelluara, të nisura më parë nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka rezultuar se personat e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vepruar në formën e një grupi të strukturuar kriminal, nga viti 2021 dhe në vazhdim. 

Janë sekuestruar: Një  kallashnikov, municion luftarak, 4 kilogramë  eksploziv,  fitil zjarr përcjellës,  detonator elektrik për shpërthime në distancë, 4 automjete, nga të cilat 2 blinduara, 2 motoçikleta, lëndë narkotike kokainë, 17 aparate celulare, 3050 euro, 2 armë gjahu shotgan, 1 thikë, spraj neutralizues, 4

Të arrestuarit:  

Gentian Beqiraj, 39 vjeç banues në Durrës; Indrit Beqiraj, 32 vjeç banues në Durrës, Flamur Bejko, 52 vjeç, banues në Durrës (punonjës i Policisë së Burgjeve, Durrës); Pëllumb Hoxha, 52 vjeç, banues në Fushë Krujë; Idajet Hoxha, 42 vjeç, banues në Bulqizë;  Armand Dalipi (Daka), 43 vjeç, banues në Durrës; Fatjon Myrta, 52 vjeç, banues në Sukth; Blerim Elezi, 51 vjeç, banues në Tiranë; Gentian Sheshi, 50 vjeç, banues në Durrës; Kujtim Daliallisi, 64 vjeç, banues në Shijak; Alban Hajdari, 38 vjeç, banues në Durrës; Fatjon Hajdari 39 vjeç, banues në Durrës; Armando Lama, 32 vjeç, banues në Durrës; A;tin Celmani, 43 vjeç, banues në Tiranë (ushtarak në repartin e Pezë Helmës, Tiranë). Gjithashtu u referuan materialet shtesë në Prokurori, për Ilirjan Feçin, i arrestuar më parë në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.

Të shpallur në kërkim:
Agron Bejdolli, 51 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”; Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi, 49 vjeç, banues në Sukth, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”; Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti, 42 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”; (Të akuzuar për pengmarrjen e një prej vëllezërve, Indrit Beqiraj)

Alban Skonja, 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Kevin Zeneli alias Kevin Suçi, 23 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale ‘’Vrasja’’, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Aktualisht është në kërkim ndërkombëtar, për një tentativë vrasjeje në Belgjikë. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për shtetasin Kasander Noga aktualisht i arrestuar në Belgjikë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:44
Si porositi polici i burgjeve ekzekutimin e 2 personave, pagoi 3500 euro paradhënie

1664887553_Screenshot7.jpg

Operacioni 'Porositësi' i policisë së Durrësit ka zbardhur një tjetër ngjarje të rëndë kriminale. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta mëson se punonjësi i policisë së Burgjeve, Flamur Bejko, ka paguar 3500 euro paradhënie vëllezërit Beqiraj për të vrarë 2 persona që ai kishte konflikt.

“Gjithashtu, dy vëllezërit janë kontaktuar dhe porositur edhe nga shtetasi F. B., që kundrejt pagesës të kryenin vrasjen e shtetasve S. Z. dhe I. H.  Për këtë veprimtari kriminale, vëllezërit kanë marrë një shumë paraprake prej 3500 eurosh dhe kanë siguruar mjetet për realizimin e kësaj ngarjeje dhe konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë datës 3 tetor 2022”, thuhet njoftimin e policisë.

Ora 14:35
‘Kumbari’ i operacionit ‘Porositësi’, kush është Kasandro Noga, jepte mijëra euro për vrasje të bujshme

1664887040_WhatsAppImage20220613at9.34.18AM.jpeg

Kasandro Noga është ‘kumbari’ i operacionit të sotëm të policisë që shkatërroi një grup vrasësish me pagesë. Por kush është Noga, një njeri shumë i njohur i botës së krimit. Ai njihet për hasmërinë me Erion Hasanbelliu dhe për tentativën për vrasjen e tij disa muaj më parë është i arrestuar në Bruksel. E gjithë saga e krimit ndodhi në vitin 2000, kur Kasandro Noga hyri në spitalin e Sanatoriumit me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën, ku ishin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini (shoku e Geronit) dhe pasi iu hoqën serumet nga krahu, hapën zjarr ndaj tyre duke i lënë të vdekur në vend.

Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë, erdhi edhe hakmarrja nga ana e Hasanbelliu, i cili bashkë më vëllain e shokut të tij, të ndjerit Geron Hasanbelliu dhe ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandro Nogën. Krimi në fjalë ndodhi në 2002 në Belgjikë. Por kush është Kasandro Noga i cili akuzohet nga autoritetet belge se është autor i atentatit ndaj Hasanbelliut? Noga akuzohet për 5 vrasje dhe disa plagosje. Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastritot Gropa dhe Edison Meminajt. Pavarësisht këtyre krimeve të rënda, autori arriti që të ishte i lirë.

Ora 14:31
Pagoi vëllezërit Beqiraj për 2 atentate, kush është Kevin Zeneli, ‘killeri’ i besuar i Kasandër Nogës

1664886736_WATERMARKREPORTtv.00560911.Still010.jpg

Kevin Zeneli, 23 vjeç është ‘killeri’ i besuar i Kasandër Nogës, (i arrestuar në Belgjikë) i cili porositi dy atentate në vendin tonë. Report Tv ka siguruar foton e të riut, i cili sipas policisë merret nga 50 mijë deri në 150 euro për të kryere një vrasje. Kevin Zeneli për ta ndihmuar në vrasje ka paguar edhe vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj.

Kevin Zeneli në vitin 2022 ishte porositur nga Kasandër Noga për të vrarë Geron Hasanbelliiu, por ngatërroi objektiv duke vrarë Erion Çelën. Po ashtu Kasandër Noga ka porositur nëpërmjet Kevin Zenelit vrasjen e Arben Manecit (Mërkuri) në Durrës në maj të këtij viti.

Ora 14:27
Kasandër Noga urdhëroi vrasjen e Arben Manecit, ‘ushtar’ i Rrumit të Shijakut

Dëshmia e Indrit dhe Gentian Beqirajt ka hedhur dritë në disa vrasje të pa zbuluara në vend, ndërsa si porositës kryesor dle Kasandër Nogën, i arrestuar në Belgjikë. Sipas policisë dy vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj kishin marrë porosi nga Kasandër Ndoga për vrasjen e Arben Manecit (Mërkuri) mik i afërt Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi, i njohur ndryshe me emrin Rrumin e Shijakut.

Në kuadër të hetimeve rezultoi se 2 vëllezërit kishin siguruar kushtet për kryerjen e vrasjes së tij. Megjithatë kjo vrasje edhe nuk është zbadhur plotësisht se nga kush është kryer kjo vrasje. Kasandër Noga rezulton se nëpërmjet Kevin Zenelit, ka paguar dy vëllezërit, për krijimin e kushteve për kryerjen e vrasjeve. (Lexo vrasjen në Don Bosko)

Ora 14:10
Si dështoi atentati në ‘Don Bosko’ për të vrarë Geron Hysenbelliun! 23-vjeçari vrau Erion Çelën dhe plagosi 4 të tjerë

Arrestimi i vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj ka hedhur dritë në lidhje me një sërë ngjarjesh kriminale që kanë ndodhur në vend. Kështu objektiv i atentatit të ndodhur më 4 janar 2022 në Don Bosko në Tiranë, duket se nuk ka qenë Erion Çela, por një person tjetër.

Grupi i vrasësve ishte kontraktuar nga Kasandër Noga, një emër mjaft i njohur i botës së krimit, i cili synonte të vriste hasmin e tij, Geron Hasanbelliun. Gentian dhe Indrit Beqiraj, janë kontaktuar nga shtetasit Kevin Zeneli alias Kevin Suçi, 23 vjeç, për llogari të Aleksandër Nogës kundrejt pagesave nga 50 mijë deri 150 mijë euro, për të kryer vrasjen e Geron Hysenbelliut. Por vrasësi i cili sipas policisë dyshohet se është Kevin Zeneli (Suçi), ka ngatërruar objektiv dhe ka vrarë Erion Çelën.

‘Në lidhje me objektivin e parë për të cilin ishte marrë porosia, për një shtetas dhe nipërit e tij, ishte planifikuar që vrasja të behej në zonën e Don Boskos, pasi ky shtetas frekuentonte një lokal të caktuar në këtë zonë. Pavarësisht porosisë dhe planifikimit, shtetasit Gentian dhe Indrit Beqiraj nuk kanë kryer veprime aktive në këtë ngjarje. Vrasja e këtij shtetasi nuk u krye për shkak të ngatërrimit të objektivit dhe për pasojë, më datë 04.01.2022 u vra shtetasi Erion Çela dhe u plagosën 4 shtetas të tjerë. Autori i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë shtetasi Kevin Zeneli, i cili pas ngjarjes është ndihmuar nga dy vëllezërit, për t’u larguar jashtë shtetit.’- njofton policia.

Ora 13:55
Dalin emrat, disa nga emrat e arrestuarve dhe të shpallurve në kërkim nga operacioni ‘Porositësi’

1664883539_Screenshot4.jpg

Të arrestuar në kuadër të operacionit ’Porositësi”: Gentjan Beqiraj dhe Indrit Beqiraj; Ilirjan Feçi

Të shpallur në kërkim: Kevin Zeneli alias Kevin Suçi, Agron Bejdolli, Aleksander Laho alias Pëllumb Muharremi, Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti, Alban Skonja. Kasandër Noga – i arrestuar në Belgjikë.

Ora 13:37
Pengmarrja e 2 ditëve më parë, si u lirua njëri prej vëllezërve Beqiraj! Fillimisht pati një përplasje fizike

 

Një përplasje fizike parapriu përngmarrjen e njërit prej vëllezërve Beqiraj para dy ditësh në autostradën Tiranë-Durrës. Policia bën me dije detajet e ngjarjes.

“Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, kanë intesifikuar veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve.   Në kuadër të veprimeve të thelluara të kryera në vijimësi, si dhe atyre të kryera gjatë dy ditëve të fundit, nisur edhe nga konflikti mes 2 vëllezërve me disa persona të tjerë, u bë e mundur zbardhja e disa ngjarjeve kriminale, si dhe qëllimi i konflikit të ndodhur më datë 02.10.2022, në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur “Koxhas”, ku disa persona me automjete kanë goditur motomjetin e dy vellezërve G. B. dhe I. B. dhe më pas kanë marrë me vete, njërin prej tyre, për disa minuta.   Në sajë të veprimeve të shpejta, reagimit dhe presionit policor, personat që kishin marrë në automjet shtetasin I. B., në pamundësi për të dalë me automjet nga perimetri i rrethimit të Policisë, e kanë lënë në rrugë shtetasin I. B., kanë braktisur automjetet dhe kanë mundur të largohen në këmbë. Nga tërësia e veprimeve hetimore u bë dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje dhe identifikimi i autorëve të saj. Është vënë në pranga njëri prej autorëve dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë. Gjithashtu u sekuestruan mjetet e përdorura në këtë ngjarje. Në automjetin me të cilin është marrë peng shtetasi I. B. janë gjetur dhe fiksuar prova shkencore”, ka njoftuar policia.\

Ora 13:37
VIDEO/ Dhjetëra pistoleta e makina të blinduara, dalin pamjet nga operacioni ‘Porositësi’ që goditi grupin e vrasësve me pagesë

 

Janë publikuar pamjet e operacionit ‘Porositësit’, që goditi grupin e vrasësve me pagesë në qytetin e Durrësit, ndërsa janë sekuestruar dhjetra armë.

‘Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 1 kallashnikov, municion luftarak, 4 kilogramë  eksploziv,  fitil zjarrpërcjellës,  detonator elektrik për shpërthime në distancë, 4 automjete, nga të cilat 2 blinduara, 2 motoçikleta, lëndë narkotike kokainë, 17 aparate celulare, 3050 euro, 2 armë gjahu shotgan, 1 thikë, sprajt neutralizues, 4 pistoleta sportive dhe 1 palë targa.’- njofton policia.

Ora 13:35
EMRAT/ Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale! Kush janë 15 personat e arrestuar dhe 4 të tjerët të shpallur në kërkim

Policia e Durrësit ka goditur një grup kriminal të ndryshuar si vrasës me pagesë dhe të implikuar edhe në ngjarje kriminale në Belgjikë. Mes të arrestuarve ishte edhe një oficer policie si dhe një ushtarak, si pjesë të grupeve kriminale. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Porositësi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:   

1. Gentian Beqiraj, 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;   

2. Indrit Beqiraj, 32 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;  

3. Flamur Bejko, 52 vjeç, banues në Durrës (punonjës i Policisë së Burgjeve, Durrës), për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

4. Pëllumb Hoxha, 52 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

5. Idajet Hoxha, 42 vjeç, banues në Bulqizë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

6. Armand Dalipi (Daka), 43 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal; 

7. Fatjon Myrta, 52 vjeç, banues në Sukth, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”; 

8. Blerim Elezi, 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”; 

9. Gentian Sheshi, 50 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”; 

10. Kujtim Deliallisi, 64 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”;

11. Albano Hajdari, 38 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”;

12. Fatjon Hajdari, 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”;

13. Armando Lama, 32 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”, i dënuar më parë po për këtë vepër penale;

14. Altin Celami, 43 vjeç, banues në Tiranë (ushtarak në repartin e Pezë Helmës, Tiranë), për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”; 

Gjithashtu u referuan materialet shtesë në Prokurori, për shtetasin Ilirijan Feçi, i arrestuar më parë në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.

Në vijim të operacionit “Porositësi” u shpallën në kërkim shtetasit:

1. Agron Bejdolli, 51 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;

2. Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi, 49 vjeç, banues në Sukth, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;

3. Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti, 42 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”; 

4. Alban Skonja, 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per kryerjen e vrasjes” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal; 

5. Kevin Zeneli alias Kevin Suçi, 23 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale ‘’Vrasja’’, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Aktualisht është në kërkim ndërkombëtar, për një tentativë vrasjeje në Belgjikë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për shtetasin Kasander Noga aktualisht i arrestuar në Belgjikë. 

Ora 13:26
Porosi për ekzekutime të bujshme, Vëllezërit Beqiraj, vrasës me pagesë merrin nga 50 mijë deri në 150 mijë euro për vrasje

1664790812_indritdhegentjanbeqiraj.jpg

Vrasje të bujshme i ishin porositur vëllezërve Beqiraj në Durrës. Policia njofton se ata merrnin nga 50 deri në 150 mijë euro për vrasje.

Ora 13:21
Goditet grupi vrasësve në Durrës, policia: 14 të arrestuar 5 në kërkim! Të përfshirë në ekzekutime në Belgjikë

Policia ka dhënë informacion zyrtar për goditjen e vrasësve me pagesë në Durrës.

'Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Drejtues i Parë Skënder Hita, deklaratë për mediat, për finalizimin e operacionit policor të koduar “Porositësi”. Finalizohet operacioni policor i koduar "Porositësi".  Zbardhen një seri ngjarjesh të rënda kriminale, të ndodhura më parë. Arrestohen në flagrancë 14 shtetas, shpallen në kërkim 5 shtetas të tjerë.

Të implikuar në ngjarjet kriminale, një shtetas i arrestuar më parë në Belgjikë dhe një shtetas i arrestuar më parë në Tiranë. Sekuestrohen armë zjarri, lëndë eksplozive, detonatorë elektrikë, sprajt paralizues, armë gjahu, armë sportive, armë të ftohta, lëndë narkotike, 4 automjete (dy prej tyre të blindura), dy motoçikleta, euro dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në koordinim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, në vijim të punës së pandërprerë hetimore për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë,  organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Porositësi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:   

1. G. B., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;   

2. I. B., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;  

3. F. B., 52 vjeç, banues në Durrës (punonjës i Policisë së Burgjeve, Durrës), për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

4. P. H., 52 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

5. I. H., 42 vjeç, banues në Bulqizë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

6. A. D., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal; 

7. F. M., 52 vjeç, banues në Sukth, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”; 

8. B. E., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”; 

9. G. Sh., 50 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”; 

10. K. D., 64 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”;

11. A. H., 38 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”;

12. F. H., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”;

13. A. L., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”, i dënuar më parë po për këtë vepër penale;

14. A. C., 43 vjeç, banues në Tiranë (ushtarak në repartin e Pezë Helmës, Tiranë), për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”; 

Gjithashtu u referuan materialet shtesë në Prokurori, për shtetasin I. F., i arrestuar më parë në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.

Në vijim të operacionit “Porositësi” u shpallën në kërkim shtetasit:

1. A. B., 51 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;

2. A. L. alias P. M., 49 vjeç, banues në Sukth, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;

3. D. F. alias D. M. alias D. P., 42 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”; 

4. A. S., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per kryerjen e vrasjes” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal; 

5. K. Z. alias K. S., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale ‘’Vrasja’’, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Aktualisht është në kërkim ndërkombëtar, për një tentativë vrasjeje në Belgjikë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për shtetasin K. N., aktualisht i arrestuar në Belgjikë. 

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, kanë intesifikuar veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

Në kuadër të veprimeve të thelluara të kryera në vijimësi, si dhe atyre të kryera gjatë dy ditëve të fundit, nisur edhe nga konflikti mes 2 vëllezërve me disa persona të tjerë, u bë e mundur zbardhja e disa ngjarjeve kriminale, si dhe qëllimi i konflikit të ndodhur më datë 02.10.2022, në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur “Koxhas”, ku disa persona me automjete kanë goditur motomjetin e dy vellezërve G. B. dhe I. B. dhe më pas kanë marrë me vete, njërin prej tyre, për disa minuta.  

Në sajë të veprimeve të shpejta, reagimit dhe presionit policor, personat që kishin marrë në automjet shtetasin I. B., në pamundësi për të dalë me automjet nga perimetri i rrethimit të Policisë, e kanë lënë në rrugë shtetasin I. B., kanë braktisur automjetet dhe kanë mundur të largohen në këmbë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore u bë dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje dhe identifikimi i autorëve të saj. Është vënë në pranga njëri prej autorëve dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë. Gjithashtu u sekuestruan mjetet e përdorura në këtë ngjarje. Në automjetin me të cilin është marrë peng shtetasi I. B. janë gjetur dhe fiksuar prova shkencore. 

Në vijim të hetimeve të thelluara, të nisura më parë nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka rezultuar se personat e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vepruar në formën e një grupi të strukturuar kriminal, nga viti 2021 dhe në vazhdim. 

Shtetasit G. B. dhe I. B., në periudha të ndryshme kohore, janë kontaktuar nga shtetasit K. Z. alias K. S. dhe I. F., për llogari të shtetasit K. N., kundrejt pagesave nga 50 mijë deri 150 mijë euro, për të kryer vrasjen e një shtetasi dhe të nipërve të tij, në qytetin e Tiranës, si dhe për vrasjen e shtetasit A. M., në qytetin e Durrësit.   

Për realizimin e kësaj veprimtarie, 2 vëllezërit janë paguar paraprakisht me një shumë prej 6000 eurosh. Fillimisht ata kanë siguruar kushtet e nevojshme për kryerjen e vrasjes, si armë zjarri, automjet, motoçikletë, si dhe kanë marrë me qira një banesë, në afërsi të objektivit. 

Në lidhje me objektivin e parë për të cilin ishte marrë porosia, për një shtetas dhe nipërit e tij, ishte planifikuar që vrasja të behej në zonën e Don Boskos, pasi ky shtetas frekuentonte një lokal të caktuar në këtë zonë. Pavarësisht porosisë dhe planifikimit, shtetasit G. B. dhe I. B. nuk kanë kryer veprime aktive në këtë ngjarje.   

Vrasja e këtij shtetasi nuk u krye për shkak të ngatërrimit të objektivit dhe për pasojë, më datë 04.01.2022 u vra shtetasi A. Ç. alias E. Ç. dhe u plagosën 4 shtetas të tjerë. Autori i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë shtetasi K. Z., i cili pas ngjarjes është ndihmuar nga dy vëllezërit, për t’u larguar jashtë shtetit. 

Në lidhje me planifikimin dhe marrjen e porosisë për vrasjen e shtetasit A. M., nga hetimet e thelluara rezultoi se 2 vëllezërit kishin siguruar kushtet për kryerjen e vrasjes së tij. Dy vëllezërit ishin porositur nga shtetasi K. Z. dhe kjo vrasje ka ndodhur pak kohë më vonë, por ende nuk është zbardhur plotësisht se nga kush është kryer kjo vrasje. 

Nga hetimet e thelluara rezulton se prosositësi i dy vrasjeve të mësipërme është shtetasi K. N., i cili aktualisht është i arrestuar në Belgjikë. Ky shtetas ka porositur shtetasin K. Z., i cili ka paguar dy vëllezërit, për krijimin e kushteve për kryerjen e vrasjeve.   

Gjithashtu, dy vëllezërit janë kontaktuar dhe porositur edhe nga shtetasi F. B., që kundrejt pagesës të kryenin vrasjen e shtetasve S. Z. dhe I. H.  Për këtë veprimtari kriminale, vëllezërit kanë marrë një shumë paraprake prej 3500 eurosh dhe kanë siguruar mjetet për realizimin e kësaj ngarjeje dhe konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë datës 3 tetor 2022.

Personat e tjerë të lartpërmendur, aktualisht të arrestuar, janë të përfshirë në aktivitetin kriminali të dy vëllezërve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 1 kallashnikov, municion luftarak, 4 kilogramë  eksploziv,  fitil zjarrpërcjellës,  detonator elektrik për shpërthime në distancë, 4 automjete, nga të cilat 2 blinduara, 2 motoçikleta, lëndë narkotike kokainë, 17 aparate celulare, 3050 euro, 2 armë gjahu shotgan, 1 thikë, sprajt neutralizues, 4 pistoleta sportive dhe 1 palë targa.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon intensivisht puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të dy vëllezërve dhe të personave të tjerë të përfshirë. 

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës është e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar pa kompromis krimin e organizuar dhe krimin në përgjithësi, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, me qëllim për të çuar përpara drejtësisë personat e përfshirë në këto ngjarje. Në këtë kuadër ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë, duke iu siguruar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe profesional.'- thuhet në informacionin e policisë.

Ora 12:54
‘Rikthehet’ masakra e Sanatoriumit, vëllezërit Beqiraj morën porosi nga Kasandro Noga për eliminimin e Geron Hasanbelliu?

1664881026_1655098854hasanbellidhenoga.jpg

Shkatërrimi i grupit kriminal sot në Durrës ka rikthyer në vëmendje edhe një nga ngjarjet më tronditëse të ndodhura ndonjëherë në Shqipëri, atë të ‘masakraës së Sanatoriumit’ Sipas mediave vëllezërit Beqiraj kanë rrëfyer para trupit hetues në Durrës se për llogari të Kasandër Nogës kishin marrë përsipër të kryenin vrasjen e Geron Hasanbelliut. Informacionet nuk janë konfirmuar nga autoritetet,  Hasanbelliu i njohur edhe si Mikel Rakipllari është qëlluar me 6 plumba në qendër të Brukselit, në Belgjikë para disa muajsh.

Erion Hasanbelliu dhe porositësi i vrasjes së Kasandër Noga, kanë qenë në hasmëri ndërmjet tyre për vite me radhë. Kasandër Noga në vitin 2000 i ka vrarë babain Erion Hasanbelliut, ndërsa ky i fundit bashkë me vëllanë ekzekutuan Julian Celën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën në Belgjikë në vitin 2002. Më 19 gusht të vitit 2000 Kasandër Noga hyri në sanatorium i shoqëruar edhe nga Julian Çela dhe pasi shkelmuan dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i vellezërve Hasanbelliu) dhe Dritan Hajdini, shoku i Geronit, u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Vrasja ndodhi për motive hakmarrjeje, pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës.

Vëllezërit Hasanbelli, u vunë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe dy vjet më vonë, më 17 mars të vitit 2002, Geroni së bashku me Erion Hasanbelliun tentojnë të hakmerren. Në Antverp të Belgjikës, Erion dhe Geron Hasabelliu ekzekutojnë Julian Celën dhe plagosin rëndë Kasandër Nogën. Pas ngjarjes në Belgjikë Geroni arriti të arratisej dhe u strehua në Itali, ku u arrestua në vitin 2009 dhe u ekstradua në Shqipëri. Kurse Kasandër Noga, autori i masakrës së senatoriumit u arrestua nga policia belge gjate vitit 2003 dhe në 2005 u ekstradua në Shqipëri, pasi mbi të rëndonte një dënim me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë, autoritetet belge sollën dosjen e vrasjes në Anvers në Shqipëri. Në shtator të vitit 2008, Gjykata e Fierit vendosi në mungesë masën e sigurimit “arrest me burg” për Geronin dhe vëllain e tij. Ai u shpall në kërkim dhe u ekstradua nga Italia më 17 qershor të vitit 2009. Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit me vendimin e datës 7 shtator 2009, e shpalli të pafajshëm Geronin dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm, duke dënuar vetëm të vëllanë Erionin me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.

Çështja shkoi në Apelin e Vlorës e cila rrëzoi këtë vendim dhe e dënoi Geronin me e 14 vite burg. Në zbatim të këtij vendimi policia e Tiranës arrestoi mbrëmjen e 13 qershorit 2013 Geron Hasanbelli në rrugën e “Barrikadave”. Ndërkohë që më 21 tetor 2013 nga Belgjika u ekstradua vëllai i tij Erion (Mikel) Hasanbelli, atëherë 35 vjeç, nga Fieri.

Ora 12:27
Rrëfimi vëllezërve Beqiraj, zbardhet vrasja e Erion Çelës në Don Bosko

Rrëfimi i vëllezërve Gentian dhe Indrit Beqiraj të cilët u arrestuan një ditë më parë nga policia e Durrësit ka zbërthyer dhe vrasjen e Erion Çelës në Don Bosko më 4 janar të këtij viti. Shënjestër e atentati mafioz mendohet të ketë qenë Blerim Çela, 28-vjeç, por viktimë e breshërisë së plumbave të kallashnikovit ka mbetur vëllai i tij, 35-vjeçari Erion Çela nga Dibra, i njohur edhe me emrin Adriatik Çela, si edhe 4 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. 

Ora 12:16
U morën të dielën peng, i komunikohet masa e arrestit vëllezërve ‘Beqiraj’, dyshohen si vrasës me pagesë, në shënjestër ‘Rrumi’ i Sukthit

1664782699_WATERMARKREPORTtv.00343804.Still010.jpg

Gentian dhe Indrit Beqiri i është komunikuar masa e arrestit nga policia dhe prokuroria e Durrësit pasi dyshohet se janë vrasës me pagesë dhe po planifikonin ekzekutimin e Aleksandër Lahos, (Pëllumb Muharremit)‘ që nihet se Rrumi i Shijakut’.

Ora 12:08
Në grupin që kërkonte të eliminonte ‘Rrumin e Shijakut’, kush është Ilirjan Feçi që u arrestua sot! Mori 20 mijë euro për të ekzekutuar të riun në Lezhë

1664878355_Screenshot1.jpg

Policia e Shtetit ka shkatërruar një grup kriminal në Durrës të cilët dyshohet se kryenin vrasje me pagesë. Një nga të arrestuarit është edhe Ilirjan Feçi, pjesë e një grupi të vrasjeve me pagesë.Ilirjan Feçi ndodhet në burgun e Peqinit, pasi është arrestuar për tentativë vrasje të Alfred Gjokës në Lezhë, ndërsa është përfshirë edhe në aktivitete të tjera kriminale.

Ibrahim Difaj dhe Ilirian Feçi morën 20 mijë euro nga Robert Laci për të eliminuar 34-vjeçarin Alfred Gjoka. Atentati i dështuar u regjistrua më 17 gusht 2021. Nga ky sulm me armë zjarri, punonjësi i hidrovorit nuk është lënduar, por vetëm kamionçina në të cilin ai po udhëtonte pësoi dëme të vogla materiale. 

Ilirjan Feçi ishte pjesë për vrasje kriminale me grupin e vllezërve Gentian dhe Indrit Beqiraj, që tentuan të vrasin Rrumin e Shijakut, Pëllumb Muharremin. Po ashtu emri i tij ka del edhe në dosjen Dumani, pasi është përfshirë në aktivitete kriminale me Nuredin Dumanin

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jam leksi: 05/10/2022 00:00

    ore gjushi spyet per njeri, gjushi po ligjin ndurrs or mik

    Përgjigju
  • goni: 04/10/2022 19:01

    SHTETI SHQIPTAR ATA QE KANE VRARE TI VRASE NE BURG ME HELM,,,OSE ME KORENT,,DHE TE THOTE QE VDIQEN VETE,,NUK KEMI PSE TI USHQEJME KRIMINELET NE BURG.....ATA KETE DUAN....

    Përgjigju
  • shoku: 04/10/2022 18:01

    Keta u kapen rastesisht se u zune me njeri tjetrin per pune lekesh tani jane ne rradhe kush tja fusi njeri tjetrit dhe te behen bashkepuntore te drejtesise dhe policia pastron dosjet pa autor si gjithmone.

    Përgjigju
  • Ela: 04/10/2022 17:49

    Ngrihu nga varri o Enver Hoxha se ti paske qen tamam burr shteti...te gjith ne litar do i kishe var kto plera mu ke Skenderbeu

    Përgjigju
  • Tata: 04/10/2022 16:58

    Rrumi duhet eleminuar shpejt sepse ka punuar per lalezin dhe eshte paguar majmerisht

    Përgjigju
  • TIMI: 04/10/2022 16:54

    PER INFO KY FLAMURI E DINI QE KA MOTREN GJYQTARE APO VARI LESHT JU I DINI ME MIRE GJITHSESI

    Përgjigju
  • Beni: 04/10/2022 16:23

    Sa mire do ishte ti kishin kapur pasi te mbaronin pune me Rrumin

    Përgjigju
  • Julia: 04/10/2022 13:39

    Ore cfare shtet **** eshte ky qe dalin gjithe keto informacione qe perbejne sekret hetimi

    Përgjigju
  • Alfons: 04/10/2022 13:34

    I lumt rrumit qeni kapi vete pasi ata kishin nje jave rrugeve duke e kerkuar per ta vrare dhe policia flinte gjume. Se per policine tone ne vitin 2101 do kapeshin pasi sipas tyre ky grup funksioninte nga viti 2001 duke vrare njerez sipas porosive njesoj sikur shperndajne pizza.

    Përgjigju
  • Rrumi: 04/10/2022 12:39

    Po shteti eshte vendos ne mbrojtje te Rumit kshu? Bravo shteti :p

    Përgjigju
    • eri: 04/10/2022 18:55

      po rrumi esht bashke me pojen kunder lentit ?? po avdylt me car jan nket perplasje. ? po gjushi ka qen shok me plarentin ca ja fusni kot tashi poja poja

    • Durrsaku: 04/10/2022 13:31

      Fiks bravo skender hita sa shkove ne durres direkt nen urdhrat e gjushit rrumit dhe pojes,po atentati lentit dhe i mondit kur do zbardhen apo le ti vrasin ata si kemi tanet

  • Alban: 04/10/2022 12:38

    Talebaner

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 04/10/2022 12:05

    Jo more Rumin do vrisnin??!! Ëëëëë....Po nongrata Gjushi i Edvinit çbente??

    Përgjigju
    • Anonim: 04/10/2022 13:49

      Per emrin uk duhet te jesh shpellar , po idjot i lind mos harro i kena,dhurat nga sali dobici uku juaj i shpelles

    • O ujku: 04/10/2022 13:02

      Ca lidhje ka gjushi ke kte rrumin? Jane ne nje krah politike apo jane kundershtare?

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit