Një incident ka ndodhur në një QV në Berat, në shkollën e "Uznovës”, ku dy persona M.L 40 vjeç, dhe E.H 48 vjeç, janë zënë me njëri tjetrin.
Sipas policisë sherri ka ndodhur pasi 48 vjeçari ka qenë i dënuar para 2 vitesh për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Dhuna në familje" dhe për këtë ka akuzuar policin 40 vjeçar. Më pas e ka goditur dhe ofenduar duke i thënë se "pse më ke futur ne burg"?, ku më pas janë konfrontuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Punonjësi i policisë menjëherë ka njoftuar grupin hetimor të cilët kanë bërë shoqërimin në komisariat të shtetasit E.H.
Për mënyrën se si shtetasi E.H është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat në kundërshtim me proçedurat standarte të punës nga punonjësi i policisë M.L, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat ka bërë pezullimin e këtij punonjësi policie.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO