​Brigitte Macron flet për Presidentin
francez: I vetmi defekt, mosha e tij

​Brigitte Macron flet për Presidentin<br />francez: I vetmi defekt, mosha e tij
Brigitte Macron, bashkëshortja  e Presidentit Francez, ka folur për herë të parë për marrëdhënien e tyre, dhe për faktin se si ndjehet që bashkëshorti i saj është 24 vjet më i vogël se ajo.

Në një intervistë për “Elle Francë”, ajo ka treguar marrëdhënien e saj me fëmijët, me bashkëshortin dhe planet e së ardhmes.

“Emmanuel ka vetëm një defekt, atë që është më i vogël se unë”, e ka nisur rrëfimin e saj Brigitte.

“Kur dëgjoj që flasin për historinë tonë, më duket sikur flasin për një çift tjetër, por historia jonë është kaq e thjeshtë”, vazhdon ajo.

“Është folur dhe flitet shumë për diferencën e moshës që unë dhe Emmanuel kemi, e sigurisht kur ulemi të hamë mëngjes bashkë unë kam rrudhat e mia e ai ka freskinë e tij, po kjo është jeta. Nëse nuk do të kisha bërë këtë zgjedhje jeta ime nuk do të kishte kuptimin që ka tani. Jo që nuk isha e lumtur me fëmijët e mi, por më mungonte dashuria e madhe për të qenë plotësisht e lumtur”, tregon 63-vjeçarja.

Brigitte dhe Emmanuel u martuan në vitin 2007 dhe janë njohur kur ajo ishte mësuesja e tij. 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat