SHKODER-“Nuk bie dakord me nostalgjikët e filmave me diversantë që kërkojnë ta portretizojnë këtë reformë si ndërhyrje e të huajve në punët tona, apo si cënim sovraniteti. Sepse besoj fuqimisht që kjo reformë është konkretizim i ndërgjegjes kolektive e cila kërkon ndryshim.”
Kështu është shprehur sot ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati gjatë fjalës së tij në 60-vjetorin e Universitetit të Shkodrës.
“Reforma në drejtësi dhe procesi i anëtarësimit në BE. Ritmi dhe cilësia e reformave në këtë proces mbartin një leksion të madh, edhe pse në dukje mund të tingëllojë cinike: pas rreth tre dekadash e kemi të vështirë të pranojmë se përveç bashkëpunimit më të tjerët duhet të ndërtojmë një kulturë të re politike larg blloqeve të çimentuara. Thelbi i reformës në drejtësi është se kemi nevojë për më shumë drejtësi. Kemi nevojë për ndërtimin e një shoqërie kohëzive që orientohet nga sundimi i së drejtës, që higjenizon jetën publike, kornizon tregun, zbut hendekun e pabarazisë dhe ndihmon zhvillimin e vendit. Nuk ka shoqëri të zhviluar që nuk bazohet në sundimin e së drejtës. Nuk ka zhvillim ekonomik të qëndrueshëm pa mburojën e së drejtës.Prandaj nuk bie dakord me nostalgjikët e filmave me diversantë që kërkojnë ta portretizojnë këtë reformë si ndërhyrje e të huajve në punët tona, apo si cënim sovraniteti. Sepse besoj fuqimisht që kjo reformë është konkretizim i ndërgjegjes kolektive e cila kërkon ndryshim.”
Sipas ministrit Bushati, sot rajoni i Ballkanit ka përballë rrezikun e përfshirjes nga politika e influencës.
"Fatkeqësisht sot jemi përballë rrezikut që rajoni të përfshihet nga politika e influencës. Kriza e Maqedonisë, problemet Kosovë-Serbi, stanjacioni në Bosnjë apo ndërhyrje e të tretëve në Malin e Zi janë disa prej problemeve në oborrin e Europës. Dua te shkoj tek rajoni yne imediat. Shqiptarët në teresi si komb dhe ne vendet ku jetojnë janë më mirë sot. Shqipëria është spirance stabiliteti, thëne ndryshe Shqipëria s’ka qene kurrë në e zhvilluar se sot. Kosova feston 9-vjetorin e pavarësise dhe pavaresisht problemeve, rruga drejt BE është e pakthyeshme” tha Bushati sot nga Shkodra.
E lidhur me integrimin, Bushati thekson se, 'Na duhet cilësi dhe shpejtësi tjetër në këtë proces'.
"Normalisht duhet të kishin mësuar nga tranzicioni pa fund, se asnjë përçarje dhe asnjë dekurajim nuk duhet të fitojë tërren mbi procesin e shtet-konsolidimit. Historia mund të na ndihmojë por ja që shpesh herë historia na mëson se nuk mësojmë asgjë prej saj.
Na duhet cilësi dhe shpejtësi tjetër në këtë proces, edhe si përgjigje ndaj zbehjes së rrezatimit të projektit europian dhe pasigurive që rrethojnë rajonin tonë, për shkak të rikthimit të gjeo-politikës. Për ta bërë këtë, së pari duhet të sqarojmë veten: nëse do të pranojmë një tranzicion pa fund ku të mirat publike gravitojnë në një rreth vicioz me bekimin e sindikatës së drejtësisë, apo do të veprojmë me këmbëngulje e durim si Europianë të përkushtuar, për më shumë drejtësi, mirëqënie e zhvillim? Këtë përgjigje duhet ta japim vete, sepse nuk do vijë askush ta japë në vendin tonë".
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO