Iphone 6 i kompanisë Apple, do të monitorojë saktësisht se sa larg ec çdo ditë pronari i telefonit dhe sa shumë kafeinë ai konsumon.

Ky program që quhet ‘HealthKit’, po ashtu ofron edhe mundësin që t’iu dërgojë të dhëna mjekut të familjes tuaj. Ajo do të mbështetet në pajisje shtesë, të tilla si një monitor rrip-dore të zemrës që lidhet me valë me iPhone.

Ende nuk dihet se sa saktësisht programi do të gjurmojë kafeinën dhe mund të mbështetet në atë për t’iu treguar përdoruesve se sa shumë e konsumojnë atë.

Ekspertët thonë se ky hap mund t’ua lehtësojë pronarëve të rinj që të fillojnë e të gjurmojnë shëndetin e tyre.

Marrë nga "Kosova Press"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)