Dosja e aferës Partizani në GJKKO, zgjidhjet gjyqtarja që do vendosë për gjykimin e ish-kryeministrit Berisha dhe dhëndrit! Brenda 10 ditësh cakton seancën paraprake

TIRANË- Pas katër vitesh hetime për aferën Partizani, SPAK ka dërguar dosjen me 5 të pandehur në GJKKO, ku kërkon nisjen e gjykimit për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin Jamarbër Malltezi, biznesmenët Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja, si edhe financieren Andia Pustina.

Në Gjykatën e Posaçme u hodh sot shorti për të caktuar gjyqtaren e seancës paraprake. Flojera Davidhi do të marrë në shqyrtim dosjen me 333 fashikuj, dhe brenda një afati 10 ditor do duhet të caktoje seancën paraprake për të vendosur nëse dosja kalon apo jo për gjykim.

Nëse fillon gjykimi, këtu do të niste edhe përballja reale e ish-kryeministrit Berisha dhe dhëndrit të tij me drejtësinë shqiptare. Kjo është hera e parë që një ish-kryeministër dërgohet për gjykim, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e korrupsionit pasiv. Nëse gjyqtarja Davidhi pranon aktet e dosjes së SPAK, atëherë gjyqi cilësohet i hapur dhe nis shqyrtimi në themel me seanca në vijim dhe trup gjykuese. 

Në listën e 10 gjyqtarëve nuk ishte emri i Irena Gjokës. Kjo e fundit ka qenë trupë gjykuese prej tetorit të vitit të kaluar, ku ka miratuar edhe masat e sigurisë, ndërsa ligji përcakton se nuk duhet të jetë më pjesë e procesit. Përfaqësuesit e akuzës, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, dorëzuan të martën e 15 tetorit materialin në gjykatë me 333 fashikuj. 

Report TV mëson se dosja ‘Partizani’ është ndarë me fraksion, që do të thotë do vijojnë hetimet për çështjen tjetër, atë të pasurisë së familjes së ish-kryeministrit 'non grata' Sali Berisha dhe përfitimet që mund të kenë familjarët e tij, si me rastin e vendimeve të Berishës për marrjen e truallit të Kompleksit Partizani dhe ndërtimin e 19 kullave nga dhëndri i tij.

Ish-kryeministri është i pandehur për korrupsion pasiv dhe akuzohet se lejoi një zinxhir të tërë institucionesh që të shkelnin ligjin për “mosndryshimin e destinacionit të terreneve sportive” dhe se “terrenet sportive nuk privatizohen”, duke ua kthyer ish-pronarëve, mes tyre edhe dhëndri i tij, i pandehur për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë dhe pastrim parash.

Biznesmeni Fatmir Bektashi është i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan janë në akuzë për pastrim parash.

Shorti për dosjen 'Partizani'
 
Dosja 'Partizani', të pandehur
Sali Berisha ish kryeministri – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish kryeministrit – akuzohet për  “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe per “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal
Fatmir Bektashi - Ndërtuesi akuzohet  “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe 'pastrim parash'
Xhimi Begeja- Ortaku i Malltezit, trashegimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan'  akuzohet për 'Pastrim Parash'
Andia Pustina - Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k -  Akuzohet për 'Pastrim Parash'  

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 16/10/2024 09:40

    NON GRATA-Datën 16 TETOR(DL.E NVERIT)E KA PASUR NË ZËMËR PËR 25 VJET ANTAR I PPSH & SEK.PARTIE NË SPITALE..! -Edhe Data 15 Tetor 1944 DL e tij është caktuar qëllimisht afër DL.TË DIKTARORIT,Pasi Ai ka lindur më 01.07.1994.Dhe ndryshimi DL dihet tashmë. -Pavarësisht shpifjeve që bëri mbrëmë(15.10)nga PENXHERJA E KATIT TË 8-të,KOTO 2 DATA AKTUALISHT.. ISHIN & JANË TË ZEZA PËR HAJDUTIN ME VULË TË ZEZË NË BALL FAMILJARISHT,POR EDHE ME ATA QË E SHOFIN POSHTË PALLATIT TË tij TË FALUR NGA TROPOJANI OLIGARK BASHKIM ULAJ.! -Sot shorti për hetimin e gjykimin e Sb & dhëndrrit të Tij me mbi 50 VILA NË EUROPË MBI 2 MIL.€ - DO JET FUNDI I TIJ SI POLITIKAN NË 34 VITE QË I KA SJELL SHUMË DËME SHQIPËRISË E KOSOVËS ME 3-4 GRUSHTET E SHTETIT TË FINANCUAR NGA S.MILLOSHEVIÇI MBI 20 MIL.DINAR NË 1998 dhe agjenturat e JUGUT MBI 100 VITE NË GJËNDJE LUFTE..! -UROJMË QË SPAK+GJKKO TË HAPI E GJYKOI EDHE DOSJET E TJERA TË VJEDHJEVE E VRASJEVE SI GËRDEC,21 JANAR,etj. VO: DT.15.10.24 Paro Laçi-ish Dr.Kl.Partizani në prezencë të GAZETARIT ARBËR HITAJ DEKLAROI: "..S.BERISHA MBANTE 1 KOKËRR JESHILE(PILULË)ME VETE & E PËRDORTE PËR TË ELEMINIAR KUNDËRSHTARËT E TIJ.". -KJO SEKUENCË E DEKLARUAR NË REP.TV SHUMË E RËNDË DUHET ÇUAR NË SPAK..! •LUTEM MË KONTAKTONI PËRMES GAZETARIT TUAJ NË FIER..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

U dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës, ndërron jetë i burgosuri

U dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës, ndërron jetë i burgosuri