Komisioneri Evropian për Energjinë, Miguel Arias Canete dhe Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopaç dolën në një konferencë për shtyp në përfundim të mbledhjes së 13-të ministrave të Komunitetit të Energjisë nën Presidencën e radhës së Shqipërisë.
Gjatë diskutimeve të bëra dhe në konkluzionet finale, Komuniteti vlerësoi reformat e kryera nga Shqipëria në fushën e energjisë. Një realitet që e ka kthyer vendin në shembull edhe për shtetet e tjera të rajonit dhe më gjerë, që ndeshen me të njëjtat problematika të humbjeve të larta dhe arkëtimeve të ulëta.
Canete dhe Kopaç u pyetën për çështjen e CEZ dhe debatet më të fundit në Shqipëri mbi këtë temë. Komisioneri Evropian për Energjinë duke mos dashur të hyjnë në çështjet e brendshme të Shqipërisë, tha se konfliktet duhen zgjidhur dhe vlerësoi kuadrin ligjor të vendit tonë.
“Komisioneri nuk bën komente për çështjet e brendshme të një shteti. Natyrisht, ne mendojmë se duhen zgjidhur konfliktet. Ne mendojmë se Shqipëria ka bërë progres për sa i përket kuadrit ligjor dhe sektorit të energjisë. Shqipëria është një nga palët e para kontraktuale të Komunitetit, me një paketë të mirë ligjore. Pra, pikërisht për sa i përket këtij komuniteti, Shqipëria po ecën përpara duke harmonizuar legjislacionin e saj me atë të BE-së”, u shpreh Canete.
Ndërkaq, Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Kopaç deklaroi se zgjidhja miqësore e kësaj mosmarrëveshje ka qenë e një rëndësie tejet të veçantë për të ardhmen e Shqipërisë, për të hapur rrugën drejt progresit dhe të modernizimit të vendit, drejt shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Natyrisht, ajo që mund të bëjmë ne është vetëm ta përgëzojmë qeverinë shqiptare që gjeti kurajën e duhur për të nënshkruar dhe për ta miratuar edhe në Parlament një zgjidhje të mirë, miqësore të kësaj mosmarrëveshje dhe që tani po ecën kaq mirë me reformat e energjisë”, theksoi Kopaç.
Kurse ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri tha se i gjithë ky debat mbi çështjen CEZ është si pasojë e traditës së keqe të klasës së vjetër politike shqiptare.
“Kjo është një traditë e keqe e një klase të vjetër politike shqiptare. Ajo që u theksua edhe sot, dhe që është bërë e ditur nga të gjitha institucionet financiare, përfshirë edhe institucionet e Bashkimit Evropian dhe çdo partneri të interesuar për rimëkëmbjen e sektorit energjetik në Shqipëri, ka qenë ndjekja e një zgjidhje miqësore, të shpejtë, në mënyrë që ti hapej rruga investimeve. Sektori pa investime do të ishte i vdekur”, tha Gjiknuri.
Shqipëria aktualisht mban Presidencën e radhës së Komunitetit të Energjisë e cila drejtohet nga ministri Damian Gjiknuri. Në janar, sipas sistemit të rotacionit, Presidenca kalon në drejtimin e Bosnje-Hercegovinës.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com