​CNN:Ndër 17 vendet në Botë
për t’u parë, vizitoni Bunk'Art

​CNN:Ndër 17 vendet në Botë<br />për t’u parë, vizitoni Bunk'Art
Rrjeti gjigant amerikan i informacionit, CNN vlerëson 17 destinacionet që ia vlen të vizitosh për vitin 2017, ku mes tyre renditet Shqipëria me Bunk’Art, muzeun historik të nëndheshëm, që ndodhet në Tiranë.

Vendi i vogël mesdhetar - dikur ndër fortesat më të harruara staliniste të Luftës së Ftohtë – ka qenë më i fshehti i Evropës për pjesën më të madhe të dy dekadave.
 Plot diell, me çmime të lira dhe shumë milje plazhe të virgjër e natyrë të egër të pazbuluar, Shqipëria e ka krijuar pjesën më të madhe të asaj çfarë ofron pas daljes në dritën e lirisë, në vitet ’90.
 Me kuzhinë të ngjashme me Greqinë fqinjë, por shpesh me më pak se gjysmën e çmimit, Shqipëria vazhdon të lulëzojë më 2017.
 Një jetë e dytë u është dhënë mijëra bunkerëve e fortinove që pikëzojnë vendin, dëshmi të rrënuara të paranojës të udhëheqësit stalinist Enver Hoxha që qeverisi me dorë të fortë.
 Në mes të kryeqytetit Tirana, Bunk’Art e ka shndërruar kompleksin nëntokësor të Hoxhës në një qendër kulturore.
 Disa dhoma tregojnë historinë e diktatorit shqiptar përmes fotove e artefakteve, disa të tjera kanë një zbrazëti të sikletshme. Në zemër të kompleksit është një sallë e madhe e nëndheshme, e ideuar për strehimin e qeverisë komuniste, por tani e modifikuar për koncerte xhazi.
 Pjesë të reja të kompleksit masiv do të hapen për publikun më 2017. Prisni të shihni art të nëndheshëm, me plotë kuptimin e fjalës
”, shkruan CNN për Shqipërinë.

Sipas CNN, 17 vendet më të mira që ia vlen për t’u vizituar janë;

-Prince Edward Island, Canada
- Penang, Malaysia
 -Colombia
 -Bermuda
- Katahdin Woods and Waters National Monument, United States
- Isaan, Thailand
 -Bhutan
- Chengdu, China
 -Aarhu, Denmark
-Bordeaux, France
 -Western Iceland
-Albania
 -Rwanda
 -Senegal
- Houston
- United States
- Australia

Ndërkohë lidhur me këtë shkrim të CNN ka reaguar edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili në një status në faqen e tij në Facebook shkruan se Shqipëria po shfaqet gjithnjë e më shumë në mediat ndërkombëtare si një vend turistik.

“Mbase këta që e rendisin Shqipërinë në 17 destinacionet për t'u vizituar këtë vit, dinë të shohin atë që jo pak ndër ne nuk duan ta shohin tek ky vend, i cili po rritet çdo vit e më shumë si vend turistik jo vetëm sepse është i bukur po edhe sepse po flitet çdo vit e më mirë për të”, shkruan kryeminstri.

[gallery]20447[/gallery]

Si mund ta vizitoni Bunk'Art
Bunkeri i kthyer në një ekspozitë-muze mund të vizitohet nga qytetarët, nga ora 09:00 deri në 16:00. Bunk'Art eshte afer Teleferiku

Bunk'Art është i hapur çdo ditë nga ora 09.00, kohë kur bëhet nisja e parë me autobus prane Ushtari i Panjohur. Ndërsa për ditën e diel nisa më autobus bëhet duke filluar nga ora 11.00.

Linja historike, muzeale dhe artistike, bëhen bashkë për të përcjellë tek vizitorët mesazhe të qarta për dy periudhat më të diskutuara të historisë tonë, periudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe atë të regjimit komunist në Shqipëri.
 
<a style=bunkart" border="0" height="827" hspace="7" src="http://www.shqiptarja.com/foto/266954.jpg" vspace="7" width="620" />

bunkart
(Brenda bunkerit te nendheshem, Bunk'Art)

bunkart
(Vizitorë ne Bunk'Art)

bunkart
(Koncert Xhaz ne Bunk'Art)

bunkart
bunkart
(Bunk'Rock)


(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë