Debati për transferimin e romëve dhe projekti i masterlanit të bashkisë për Parkun e Liqenit Artificial është zhvendosur në Këshillin Bashkiak.
 
Këshilltarët e djathtë kanë kërkuar që të futet në rendin e ditës ky diskutim, por të majtët kanë kërkuar që debati të zhvillohet javën e ardhshme.
 
Kreu i grupit të këshilltarëve të djathtë, Leonard Olli akuzoji se debati po shtyhet për shkak të mungesë së kryebashkiaku Erion Veliaj. Kjo akuzë ka bërë që kreu i këshillit Aldrin Dalipi t’ju sjellë në kujtesë mungesën e ish-kryebashkiaku Lulzim Basha në mbledhjet e këshillit për më shumë se 2 vjet.

Më pas kreu i Këshillit ka shpjeguar arsyjet pse u larguan romët duke thekësuar se ata janë subvencionuar dhe janë strehuar në banesa të rregullta. Këshilltarët e djathtë vendosën që të braktisin mbledhjen në shenjë proteste.
 
Pas mbledhjes, Kreu i grupit të këshilltarëve të djathtë në një deklaratë ka akuzuar Bashkinë e Tiranës se në vend të godinave të gardës pranë Liqenit Artificial do ndërtojë pallate. I pyetur nga Report TV lidhur me lejen që ka dhënë ish-kryebashkiaku Basha për pallatet paran digës, Olli tha se ai ishte një process transparent.

Gjatë mbledhjes së këshillit është miratuar vendimi për ndihmën ekonomike për të gjithë përfituesit në Bashkinë e Tiranës.

Redakia Online
(f.s/shqiptarja.com)