Dokle shkruan në Facebook se ky tren i cili po përdoret nga nacionalistët për të provokuar, nuk duhet lejuar të hyjë në territorin e Kosovës.
Ligjvënësi socialist thekson se Kosova ka ligjet dhe Kushtetutën e saj dhe se asgjë s’do ta kthejë pas Pavarësinë e saj.

Postimi i plotë i Dokles në Facebook
“STOP TRENIT QE PROVOKON!
Veprim shumë i drejtë i Presidentit dhe i Qeverisë së Kosovës për ndalimin e trenit provokues, të nisur nga Beogradi.
Një shtet i pavarur nuk mund të lejoje kurrë provokime të tilla, nuk mund të lejojë që disa "nacionalistë të lafitur" të shkelin mbi ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës!
Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme!
Raçaku nuk do të përsëritet kurrë!
KOSOVA ESHTE KOSOVE!”
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
