U shpall i pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë, dënohet me 4 muaj e 15 ditë burg nga apeli i Durrësit ish kreu i komunës Rrashbull Hysen Gashi.
Hysen Gashi u arrestua në qershor të vitit 2004 me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, por në vitin 2015 fitoi pafajësi në shkallën e parë.
Pas apelit të prokurorisë tashmë Gashi duhet të rikthehet në burg për të vuajtur dënimin e formës së prerë me 4 muaj.
Gashi u vu në akuzë pas hetimit të prokurorisë ku u zbuluan abuzime me trojet dhe pronat në bregdetin e Durrësit, dhe u akuzua për “Shpërdorim të detyrës” më shumë se një herë, gjatë procedurave të dhënies së lejeve të ndërtimit në zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com