6 shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë italiane për trafik ndërkombëtar drogë në dy operacione të ndryshme.
Në operacionin e koduar “Samba” në pranga kanë përfunduar 4 shqiptarët: Rigent dhe Arlind Xhixha, Rroland Lusha, si dhe Përparim Meleqi.
Të katërt të arrestuarit furnizoheshin me drogë në Milano dhe e shisnin atë në Rivierë. Sipas të dhënave të para vëllezërit Rigent dhe Arlind Xhixha merreshin me shitjen e drogës për disa klientë të përhershëm në rajonin e Askolit.
Ai që gjente drogën ishte 39-vjeçari Rroland Lusha, ndërsa Përparim Meleqi 44 vjeç, ishte i besuari i Lushës dhe çonte drogën tek vëllezërit Xhixha. Ata merreshin dhe me prostitucion, pasi shfrytëzonin dy shqiptare.
Ndërkohë në Padova dy shqiptarë të cilët trafikonin kokainë me noftakt “i thinjuri” dhe “biondi” janë arrestuar së bashku me një shtetas Nigerian.
Policia italiane arriti t’i bllokojnë shqiptarët të cilët u përpoqën të arratiseshin si dhe konfiskuan një sasi të madhe kokaine në automjetin e tyre që përdornin për shpërndarje.

(4 nga shqiptarët e arrestuar në Itali)
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com