​FederBet: Sporting-Skënderbeu
u trukua, anomali me koefiçentët

​FederBet: Sporting-Skënderbeu<br />u trukua, anomali me koefiçentët
Skënderbeu përfshihet sërish në lupën e kompanisë së monitorimit të basteve “FederBet” për trukim të ndeshjeve. Në një komunikatë që mban datën e sotme FederBet thotë se ka dyshime të forta se ndeshja e zhvilluar të enjten e kaluar në Lisbonë ishte e trukuar.

Kampionët e Shqipërisë e humbën ndeshjen e Europa League me rezultatin 5-1. Kjo organizatë arrin në këtë përfundim nga fakti se në pjesën e dytë të ndeshjes kompanitë e basteve në vend të rritjes së koefiçentit për “Over 2.5” e ulën atë.

“FederBet” nënvizon se anomalia e gjetur ka të njëjtën strukturë si në dy rastet e mëparshme kur është përmendur Skënderbeu.

Në këtë komunikatë,Sekretari i Përgjithshëm i “FederBet”, Francesco Baranca sqaron: “Që prej 2002 e dimë për ndeshje të dyshimta në kompeticionet evropiane, ku në më të shumtën e rasteve janë përfshirë skuadra shqiptare”.

federbet
(Komunikata e Federbet)

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Komisioni hetimor për koncesionet e shëndetësisë, Vokshi kërkon zëvendësimin e Plarent Ndrecës: Rrëmbyen komisionin, bëjmë kallëzim penal

Komisioni hetimor për koncesionet e shëndetësisë, Vokshi kërkon zëvendësimin e Plarent Ndrecës: Rrëmbyen komisionin, bëjmë kallëzim penal