​Fier, kultivonin drogë në vile
i tradhton fatura e dritave

FIER-Një laborator droge zbulohet në një shtepi banimi 3-kateshe në lagjen ‘Kastriot’ të Fierit.

Dy kate ishin shndërruar në një laborator të kultivimit të kanabisit, ndërsa zbulimi u bë nga operacioni i koduar 'Llampa'.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u konstatuan se në 6 dhoma me siperfaqe prej 220 metra katror, u gjetën të kultivuara 2784 bimë cannabiss sativa me lartësi që varjon nga 30 deri 80 cm. 
Bima e kanabisit e kultivuar arrinte nga 30 deri në 80 cm lartësi.

Si rezultat i operacionit 'Llampa' u bë e mundur kapja ne flagrancë e 8 personave, 6 burra dhe 2 gra, të cilët gjendeshin në ambientet e banesës tre katëshe në pronësi të shtetasit Piro Bare në lagjen "Kastriot", ku në katin e dytë dhe të tretë të saj ishin duke kultivuar bimë narkotike.  

Në pranga u vunë dhe dy punonjës të OSSHE, ndërsa shpall në kërkim e shtetasit E. F i cili është personi që ka marrë me qera banesën për këtë aktivitet kriminal.
 
Rritja e kanabisit në vazo bëhej me llampa elektrike dhe ishte fatura e energjisë elektrike, hapi i parë i dyshimit se në këto apartamente dicka nuk shkonte.

Mësohet se fatura e energjisë elektrike në një muaj arrinte shifrën 3 milionë lekë të vjetra.

[gallery]21829[/gallery]
Arrestimet
Si rezultat u bë e mundur kapja ne flagrancë e 8 personave, 6 burra dhe 2 gra, të cilët gjendeshin në ambientet e banesës tre katëshe në pronësi të shtetasit Piro Bare në lagjen "Kastriot", ku në katin e dytë dhe të tretë të saj ishin duke kultivuar bimë narkotike.
Këta shtetas u ndaluan për veprat penale Moskallëzim krimi dhe Shpërdorim i detyrës vepra këto të parashikuara nga Nenet 300 dhe 248 të Kodit Penal.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. F i cili është personi që ka marrë me qera banesën për këtë aktivitet kriminal.
 
 1.Hiqmet Borova, 50 vjeç, banues në lagjen Liri Fier.
  
2.Fisnik Gorani, 27 vjeç, banues në fshatin Hoxharë, Fier.
  
3.Pajtim Muka, 53 vjeç, banues në lagjen Mbrostar Ferko Fier.
 
4.Florenco Cera, 24 vjeç, banues në lagjen Çelepias Berat.
 
5.Erald Buzi, 27 vjeç, banues në lagjen 15 Tetori Fier.
 
6.Klaudjo Borova, 27 vjeç, banues ne lagjen Liri Gero Fier.
 
7.Rozana Borova, 37 vjeçe, banuese në lagjen Liri Gero Fier.
  
8.Selvie Muka, 52 vjeçe, banuese në lagjen Mbrostar Ferko Fier.
  
Gjithashtu, në vazhdim të veprimeve proceduriale u bë ndalimi i shtetasëve:
 
-Alesio Hajderaj, me detyrë lexues i matësit të energjisë elektrike në ndërmarrjen OSHEE, Fier përgjegjës për lagjen Kastriot.
 
Ylli Kostandini me detyrë përgjegjës grupi elektriçistësh në ndërmarrjen OSHEE Fier.
 
Operacioni zbulon 6 dhoma me kanabis 80 cm te larte
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier në zbatim të Planit Kombëtar kundër kanabisit ka planifikuar dhe po zbaton masa konkrete për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, duke goditur këtë veprimtari kriminale që në fazën e parë, që lidhet me trafikimin e farërave, kultivimin e fidanëve në mjedise të mbyllura, apo në sera, por edhe duke ndëshkuar personat përgjegjës në lidhje me kultivimin dhe trafikimin e lëndës narkotike.
 
Në këtë kuadër, Policia e Komisariatit Fier, ka marrë informacion se në një banesë private tre katëshe në pronësi të shtetasit Piro Bare në lagjen "Kastriot" Fier, mund të zhvillohej veprimatri e paligjshme në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
 
Mbi bazën e këtij informacioni policor, menjëherë u hartua një Plan Masash për ezaurimin e informacionit dhe njëkohësisht u organizua puna për të bërë të mundur vëzhgimin në mënyrë të fshehtë dhe të pa ndërprerë të banesës e më pas ndërhyrjen në të.
 
Pas verifikimit të plotë të informacionit, më datë 14.04.2017, rreth orës 17:00, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fier dhe të Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier u realizua me sukses operacioni i koduar "Llampa".
 
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u konstatuan se në 6 dhoma me siperfaqe prej 220 metra katror, u gjetën të kultivuara 2784 bimë cannabiss sativa me lartësi që varjon nga 30 deri 80 cm.
  
U gjetën 2820 kubik ku në shumicën prej tyre kishin mbirë fidane të dyshuar si bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
 
Gjithashtu u gjetën edhe 167 bimë në proces tharjeje.
 
U sekuestruan nga ana jonë dhe shumë sende të tjera si bidona plastik, tuba uji të përdorur për vaditje, llampa të posatshme për rritjen e bimës, gërshërë që shërbenin për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale etj.
 
Po vazhdon kryerja e veprimeve proceduriale bashkë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për të bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

(d.b/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion