Një çift nga California në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur që të bëjnë dasmën e ëndrrave dhe e veçanta është se ëndrra e tyre ka qënë përtej normalitetit që jemi mësuar të shohim nëpër dasma.
 
Dasma e Zak Walton dhe Dani Geen mund të jetë gjithçka tjetër përveçse tradicionale.
 
Pasi u shpallën burrë dhe grua dhe shkëmbyen betimet ata filluan të tymosnin një lloj kanabisi shumë të fortë.
 
Një tryezën pranë altarit kishte të gjitha mjetet e nevojshme, pajisja për koncentratin e kanabisit, një çakmak për ngrohjen e tij dhe një mjet prej qelqi, përmes të cilit thithnin avullin.
 
Të ftuarit nuk dukeshin aspak të çuditur, në fund të fundit bëhej fjalë për një dasmë me kanabis dhe shumica e tyre ishin konsumues të rregullt.
 
Planifikuesja e dasmës tha se çifti donte që ata dhe të gjithë pjesëmarrësit të ndiheshin të relaksuar.
 
Kanabisi gjendej kudo, nga buqeta e nuses e deri tek ushqimet e shërbyera, e megjithatë, gjithçka ishte e ligjshme.
 
Votuesit kalifornianë aprovuan përdorimin e marijuanës për qëllime mjekësore, një fitore historike kjo në luftën për legalizimin e kësaj droge, që i hapi rrugën tregut më të madh të kanabisit në Amerikë.

[gallery]23664[/gallery]
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com