Ky ishte viti i parë që flamuri i Shqipërisë vendosej në rrugë te qytetit me mbi 122 mijë banorë, gjë e cila u mundësua nga filantropisti me orgjinë shqiptare, Ricahrd Lukaj.
Flamujt do të hiqen këtë të shtunë. Kjo pasi një qytetar kërkoi të dinte nëse kishte protokoll për vendosjen e tyre.
Një prej përfaqësuesve të anëtarëve të bordit është shprehur se kështu është vepruar edhe në rastin e Irlandës dhe të Italisë. Por një tjetër kërkoi që flamujt të vendosen vetëm për një ditë.
Presidenti i bordit, Randall Skigen shkruan se vendosja e flamujve të huaj në rrugë është fyese, shqetësuese dhe mund të sjellë pasoja përçarëse. Ai thekson se në rrugët publike duhet të valëvitet vetëm flamur amerikan.
Bizneset në rrugën ku u vendosën flamujt thonë se kalimtarët pyesin shpesh për flamurin pasi nuk e njihin se cilit vend i përket. Por, shumica as që e kanë vënë re atë.
Më 29 nëntor në Stamford u organizua një festë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë ku morën pjesë rreth 300 persona.
Organizatori i festës, Leslie Asllani thotë se popullsia shqiptare në këtë vend është rritur dekadën e fundit. Ajo thotë se vetëm në Fairfield County ka të paktën 3 mijë banorë shqiptarë.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)