​FOTOT/ Bashkia liron hapësirat
publike të zëna padrejtësisht

Janë jo të pakta rastet kur qytetarë të pandërgjegjshëm kanë uzurpuar hapësirat publike duke krijuar jo pak probleme për të gjithë komunitetin përreth.
 
Ndërtimet pa kriter kanë sjellë vështirësi për shërbimin zjarrfikës, ndihmën mjekësore apo dhe për zvogëlimin e sipërfaqeve ku banorët dhe fëmijët e vegjël të mund të kalojnë kohën e tyre të lirë.
 
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kryebashkiaku Veliaj, ka publikuar disa foto nga aksioni për lirimin e këtyre hapësirave të zëna padrejtësisht. “Po pse o njeri i vë mure e derë rrugës së lagjes? Harxhojmë kaq energji duke çliruar zaptimet, kur mund të bënim punë më të dobishme në Tiranë  ”, shkruan Veliaj.
 
Kreu i Bashkisë ka kërkuar disa herë mirëkuptimin e qytetarëve që të lirojnë vetë hapësirat e zëna në vite, duke paralajmëruar se nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj atyre që shkelin ligjin.

bashkia
   Foto nga aksioni për lirimin e hapësirave

bashkia
   Foto nga aksioni për lirimin e hapësirave

bashkia

   Foto nga aksioni për lirimin e hapësirave



Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq