​Gjata: Tahiri e Selami nuk mund
të ankimojnë Dekriminalizimin

​Gjata: Tahiri e Selami nuk mund<br />të ankimojnë Dekriminalizimin
Konstitucionalisti Çlirim Gjata ka deklaruar në një intervistë ekskluzive me Report Tv se dyshja e deputetëve, Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, nuk mund të ankimojnë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin e Dekriminalizimit.
 
Dy deputetëve iu hoq mandati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe avokatët e tyre kanë bërë ankimim në Gjykatën Administrative, e cila do të marrë një vendim nëse heqja e mandatit mbetet në fuqi apo do t'u rikthehet.
 
Gjata shpjegon se, pas daljes së vendimit të Gjykatës Administrative, dy deputetët dhe avokatët e tyre mund të ankimojnë në Kushtetuese procedurën e ndjekur  nga Administrativja për Ligjin e Dekriminalizimit për këto dy raste, por për gjithë Ligjin nuk mund të bëhet ankimim.
 
Duke parë atë çka ndodhi me Ligjin e Vettingu-t pas ankimimit të bërë nga Partia Demokratike, Gjata pret që edhe Gjykata Administrative të jetë nën presion, ashtu si Kushtetuesja.
 
Krahas heqjes së mandateve për dy deputetët, KQZ vendosi edhe heqjen e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi. Pas vendimit, ai u shkarkua nga Këshillimi i Ministrave dhe pikërisht shkarkimi është ankimuar nga ana e avokatit të Rroshit.
 
Ndërkaq, Ligji i Dekriminalizimit është cilësuar shpesh si shumë i ashpër, pasi shkel liritë e të drejtat e njeriut. Gjata e pranon një gjë të tillë, por lë të kuptohet se bëhet fjalë për një të keqe të domosdoshme në këtë rast.
 
"Dekriminalizimi është një ligj i bërë në një situatë të jashtëzakonshme, për çështje të jashtëzakonshme, siç është dekriminalizimi i politikës, dhe është normale që të shkelë liritë dhe të drejtat e njeriut", tha Gjata.
d.i./Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri

'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri