Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama e cilëson si stacion shpëtimi për Shqipërinë dhe të vetmen rrugë për fuqizimin ekonomik të vendit.
Në rubrikën ‘Sy m’Sy’, kryeministri iu përgjigj komenteve të bëra në faqen e tij në Facebook.
'Sa herë krenoheni për këtë BE. Unë di që kush është brenda në BE të gjithë shtetet e pësuan keq nga ana ekonomike, por edhe disa hollësira të tjera. Unë do isha i kënaqur që Shqipëria të shikojë shqiperine, nuk na duhet BE, mundemi të shkojmë gjithandej, përse të jemi në BE. Më mirë në shtëpinë tonë ne dhe vetem ne', kishte shkruar një komentues.
![]()
Teksa iu përgjigj komentit të tij, kreu i qeverisë tha se pasaporta europiane do t’i ofrojë shqiptarëve një trajtim të barabartë.
S.B/E.H/Shqiptarja.com“BE është stacioni i shpëtimit tonë përfundimtar kombëtar nga hijet e së shkuarës dhe nga ri-rëniet në duart dhe kthetrat e tyre. Bekimi jonë I madh është që lindim, rrojmë dhe vdesim këtu në mes të Europës. Pasaporta e BE do na çlirojë nga pesha e diskriminimit si qytetarë të dorës së dytë këtu në mes të Europës dhe do na bëjë qytetarë me të drejta të barabarta që nga studimet tek puënsimi dhe deri tëk përkujdesja shëndetësore në çdo vend të BE-së.
Përfytyro pak çfarë pësimi në 10 vite kemi marrë nga BE më shumë se 1 mld euro, me hyrjen në BE të njëjtën mbështetje do ta marrim çdo vit. Dhe imagjino se si do ta pësojë fshati dhe fermerët, më shumë se 300 mln euro minimum në vit nga BE-ja për ta. Kështu që Aleksandër voto PS për në BE”, tha ai.
Komente

