GJERMANI - Pavarësisht se Gjermania ka nisur kthimin e emigrantëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ende pritet që në shtetit gjerman të mbërrij një numër i madh azilkërkuesish.

Që prej qershorit ka pasur një rritje të madhe të numrin të azilkërkuesve tha ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere ndërsa vizitoi një prej pikave pritëse të refugjatëve në Bavari.

ministriVetëm në landin e Bavarisë, ministri i Brendshëm Joachim Herrman tha se ka më shumë se 600 mijë azilkërkues.

Bavaria planifikon që në shtator të hapë një kazermë ushtarake për pritjen e emigrantëve.

kazermKjo bëhet në mënyrë që refugjatët nga Ballkanit të diferencohen nga azilkërkuesit e tjerë.

Autoritetet gjermane kanë përshpejtuar procedurat duke mbyllur aplikimin brenda gjashtë javëve.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)