GJIROKASTËR- Një punëtorë i fasadave, 60 vjeç në  Gjirokastër është rrëzuar nga kati i tretë i një ndërtese.
 
Mësohet se rreth orës 09:20, shtetasi F.M, rreth 60 vjeç, banues në Berat, është rrëzuar nga kati i tretë i një hotel në zonën muzeale të qytetit Gjirokastër.
 
60 vjeçari është transportuar për në spitalin Rajonal në Gjirokastër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, nuk dihen ende se si ka ndodhur ngjarja, por policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com