Vatrat e zjarrit vijojnë të shkaktojnë probleme në shumë zona të vendit, ku një zjarr ka rënë ditën e sotme në Gjirokastër, flakët e të cilit kanë djegur edhe dy shtëpi.

Mësohet se është djegur shtëpia e Vilson Sinanit dhe Kamber Xhikut, ndërsa zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por paraprakisht, dyshohet se shkak është bërë bishti i një cigareje.

Ndërsa një tjetër vatër zjarri aktive është edh enë fshatin Selckë në jug-lindje të Gjirokastrës.

Flakët po i afrohen disa banesave, ndërsa zjarrfikëset janë në vendngjarje, por pritet edh endërhyrja  helikopterit për të normalizuar situatën.

Zvërnec,flakët përfshijnë kodrën me bimësi
Vatra zjarri janë shënuar  edhe në Zvërnec në Vlorë, ku dhe sic duket në pamje flakët kanë 'pushtuar' një pjesë të mirë të kodrës.

Sikurse edhe shihet në vendngjarje nuk ka prani të zjarrfikëseve.

Tymi i zi ka pushtuar të gjithë zonën ndërsa  flaktë vijojnë të djegin sipërfaqe të tëra me bimësi duke rrezikuar edhe banesat që janë aty pranë.

Redaksia Online
e.m/j.sh/Shqiptarja.com