Gjykata e Tiranës,i ka dhënë të drejtë prokurorisë së kryeqytetit e cila pak kohë më parë mbylli një kallëzim të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për ndjekjen penale të disa prej tregtarëve ambulatorë që shesin duhan të grirë në rrugët e kryeqytetit.
Në arsyetimin e gjykatës, për personat, e kërkuar penalizim nga doganat, konstatohen vetëm shkelje administrative, që nuk plotësojnë kushtet për regjistrim te procedimit për ndjekje penale.
Sipas arsyetimit të vendimit, “Gjithashtu nga administrimi i fashikullit të mosfillimit të procedimit penal me nr. 9776 viti 2015, provohet se Prokuroria e Rrethit Gjyqësore Tiranë ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme verifikuese e procedurale.
Nga provat e administruara në seancë gjyqësore rezulton se vendimi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është i drejtë dhe duhet të lihet në fuqi.
Gjykata arrin në përfundimin se ankimi i bërë nga ankuesi Drejtoria e Përgjithshme e Doganave Tiranë duhet të rrezohet pasi është i pabazuar në ligj dhe në prova”.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com