Gjyqtarët shkelin Kushtetutën
vendimet pa publik dhe kamera
Në gjykatat shqiptare prej më shumë se 1 viti shkelet neni 146 i Kushtetutës duke dhënë vendime jashtë syrit të publikut dhe medias
Në gjykatat shqiptare prej më shumë se 1 viti shkelet neni 146 i Kushtetutës duke dhënë vendime jashtë syrit të publikut dhe medias.
Referuar nenit 146 të Kushtetutës së re miratuar më 21 korrik 2016, gjykatat duhet ti japin vendimet në emër të Republikës dhe vendimet gjyqësore shpallen publikisht në çdo rast.
Por në realitet ndodh e kundërta, pasi aksesi i publikut është i kufizuar dhe mbetet në dëshirën subjektive të çdo gjyqtari.
Pika 2 e nenit 146 i detyron gjykatat dhe gjyqtarët ti shpallin publikisht vendimet e tyre.
Sipas këtij neni çdo seancë për shpallje vendimi është publike, mund të ndiqet nga publiku, gazetarët dhe kamerat.
Ky detyrim ligjor dhe kushtetues në fuqi prej 2016-ës, pas ndryshimeve në reformën në drejtësi respektohet thuajse 1 në 100 raste.
Publiku, mediat dhe kamerat mund të ndjekin një seancë në Gjykatën Kushtetuese, por nuk munden ta ndjekin kurrë një seancë me kamera në Gjykatën e Lartë dhe atë të apelit pranë Krimeve të Rënda.
Ndërkohë gjykata e Tiranës, e Krimeve të Rënda dhe Apeli i Tiranës e respektojnë këtë detyrim kushtetues në aq pak raste sa gjyqtarët që nuk kanë probleme të zhvillojnë një seancë me dyer të hapura janë jo më shumë se 10.
Një tjetër detyrim i gjyqtarëve është publikimi në faqet zyrtare të gjykatave të vendimeve, por edhe kjo nuk ndodh dhe prej më shumë se 5 muaj gjykata e Tiranës i ka bllokuar aksesin gazetarëve duke argumentuar se nuk i lë komisioneri i ruajties së të dhënave personale.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2417
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44