Mjetet ishin në pronësi të Anesti Zguros, sipas të cilit kjo është bërë nga konkurrentët e tij.
Zguro kërkoi edhe ndërhyrjen e policisë pasi sipas tij ishte edhe në rrezik për jetën.
“Dëmi disa milionë lek. Më kanë djegur një mjet kamion dhe janë dëmtuar dhe thyer të gjitha mjetet e tjera. Ndihem i kërcënuar. Dyshoj që ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të konkurrencës. Kërkoj mbrojtje nga policia” thotë Zguros.
Ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: "Shkatërrimi i pronës" dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr".
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 01.08.2017, në pjesën e sipërme të fshatit Voskop-Korçë, në një ambient në pronësi të shtetasit A.Z, 52 vjeç, banues në këtë fshat, i cili shërbente si stallë bagëtish, por edhe si varrezë makinash, persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një mjeti të vjetër pa targa, të çregjistruar si edhe kanë dëmtuar xhamat e parë të 10 mjeteve të tjera të vjetra që ky shtetas i kishte çmontuar, pjesët e të cilave i shiste si pjesë këmbimi.
Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin/kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: "Shkatërrimi i pronës" dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr" parashikuar nga nenet 150 e 151 të Kodit Penal.
(8:05:18 PM) Korce,reagon biznesmeni Anesti Zguro per ngjarjen: demi disa milon lek. Me kane djegur nje mjet kamion dhe jane demtuar dhe thyer te gjitha mjetet e tjera. Ndihem i kercenuar. Dyshoj qe ngjarja mund te kete ndodhur per shkak te konkurrences. Kerkoj mbrojtje nga policia.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com