Një 31 vjeçar shqiptarë është arrestuar ditën e sotme në Castiglione Torinese të Italisë, pasi dyshohet si tregtarë droge.

Besmir Myrtaj u arrestua teksa hipte në një Ford Fiesta të errët, dhe për të shmangur kontrollet nga polica përdorte patentën e të vëllait binjak Gazment Myrtaj i cili jeton në Shqipëri.

Pas kontrollit në banesën e 31 vjeçarit policia italiane  sekuestroi 800 gram kokainë dhe 10 kg marihuanë.

U gjetën gjithashtu edhe katër kilogramë materiale, përfshirë sheqer pluhur dhe sode buke, të cilat shërbenin për rritjen e volumit të kokainës.

Vlera e parashikuar e drogave të sekuestruar është rreth gjysmë milionë euro. Hetuesit tani janë duke u përpjekur për të rindërtuar rrjetin e trafikut dhe për të mësuar se nga ka ardhur droga.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com