​Ja si fotoreportimi vrau fotografin
e çmimit Pulitzer, Kevin Carte

Fotografia në të cilën u paraqit vuajtja e fëmijës në Sudan, në kohën e krizës së urisë, e cila u publikua në New York Times në mars të vitit 1993, solli reagime të shumta.

Disa njerëz u shprehën se fotografi, Kevin Carter, i cili bëri foton u tregua i pashpirt që nuk hodhi aparatin për të vrapuar në ndihmë të fëmijës.

Kundërshtitë ndaj tij u rritën akoma edhe më shumë kur fotoja fitoi çmimin "Pulitzer".

Por në fund të muajit korrik 1994, Carter vdiq.

Qëndrimi i ftohtë ndaj pamjeve lejoi Carter dhe fotografët e tjerë që të paraqitnin foto nga tmerri i asaj kohe, por siç u zbulua më vonë, Carter jo vetëm që nuk kishte qëndruar indiferent ndaj vuajtjeve të këtyre njerëzve, por komplet e kundërta, pikërisht ky mendohet të ketë qenë edhe shkaku që ai ndërroi jetë.

Carter thuhet të ketë qenë i lumtur pasi në letrën e tij të lamtumirës kishte shkruar se “po shkon për tu bashkuar me fëmijët e pafat, imazhet e të cilëve e kishin prekur thellë në zemër”.

kevin karter
  Fotoja e shkrepur nga Kevin Karter me të cilën fitoi çmimin "Pulitzer"

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen