​Jennifer Aniston, ambicie për
rikthim në ekranin televiziv

​Jennifer Aniston, ambicie për<br />rikthim në ekranin televiziv
Jennifer Aniston ka shprehur dëshirën për t’u kthyer sërish në ekranin e vogël, më tepër se 12 vjet pas finales së “Friends”, seriali komik që e bëri atë dhe pesë partnerët e saj të njohur në të gjithë botën.
 
Aniston u bë një fytyrë e pranishme në çdo shtëpi për një dekadë, në rolin e Rachel Green, por ajo dhe aktorët e tjerë e kanë ftohur gjithmonë entuziazmin e admiruesve, duke thënë se nuk do të ketë një rikthim të “Friends” në ekranin televiziv, me seri të reja , apo në ekranin e madh të kinemasë.
 
Por ajo është e gatshme të luajë në ndonjë serial të ri. Aktorja 47-vjeçare është shprehur në një intervistë me “Variety” se e ka menduar gjatë dhe do t’i pëlqente të angazhohej.
 
“E kam menduar gjatë. Në këtë pikë të karrierës sime dua të jem pjesë e historive domethënëse, të luaj personazhe frymëzues dhe sigurisht të argëtohem”, thotë Aniston.
 
E pyetur nëse mund të bëjë edhe producenten, Jennifer përgjigjet në çast, pozitivisht, duke thënë se do të donte shumë të ishte pjesë e një projekti që nga fillimi i tij.

friends 

Aniston, Courtney Cox, Lisa Kudrow, David Schwimmer, Matthew Perry dhe Matt LeBlanc ishin gjashtë aktorët që në periudhën 1994-2004  dhuruan një nga serialët televizivë më të ndjekur të të gjitha kohëve.

Nga gjashtëshja e famshme, Perry është i angazhuar në serialin “The odd couple”, tashmë në sezonin e tretë, LeBlanc ka nisur “Man with a plan” si dhe pret nisjen e sezonit të fundit të “Episodes”, Kudrow ka mbyllur serialin online “Web therapy”, ndërsa Cox ende nuk ka një projekt pas përfundimit të “Cougar Town”. Aniston e Schwimmer nuk kanë pasur një serial të tyre.
 
Në Shqipëri, “Friends” transmetohet në Report Tv.
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Juventus nis procedim disiplinor kundër Allegrit, dëshiron mbrojtjen e milionave

Juventus nis procedim disiplinor kundër Allegrit, dëshiron mbrojtjen e milionave