Në kulmin e këtij sezoni, bashkitë bregdetare, Agjencia e Bregdetit si dhe Ministria e Ekonomisë dhe Turizmit janë kontradiktore në informacionet që japin.
Përplasje mes institucioneve për rojet bregdetare
Nga njëra anë Agjencia e Bregdetit dhe Ministria e Ekonomisë ia lënë përgjegjësinë bashkive dhe nga ana tjetër bashkitë justifikohen me faktin se nuk ka roje bregdetare të trajnuara ndaj dhe nuk janë marrë masa.
Kru i Bashksië së Durrësit, Vangjush Dako, pas insistitmit të Report TV deklaron, se ditët e fundit po organizohen së bashku me subjektet private për të vendosur roje shpëtimi, por sipas tij nuk ka persona të trajnuar për këtë.
Vangjush Dako: S’ka roje te trajnuar
“Për sa i përket sigurisë së plazheve tona për rojet brtegdetasre, ne kemi lidhur një marrëveshje me operatorët turistikë që kanë plazhet private, për të vendosur ata rojet bregdetare duke u bashkuar disa operatorë turistik në çdo 300 metra për të vendosur një bywatch”, tha Dako.
Projekti pak i vështirë sepse edhe rojet duhet të jenë të liçensuar, njerëz me eksperincë dhe jo vetëm të vendosim një kabinë. Jemi duke punuar dhe shpresojmë që në këyto dit i gjinj plazhi i Durrsit të jetë i mbushur me roje bregdetare.
Por kjo lëvizje e vonuar e Bashkisë së Durrësit në kulm të sezonit mund të ishte ndërmarrë që në fillim, për më tepër që qëndrimi i kryebashkiakut Vangjush Dako kundërshtohet nga përfaqësues të Agjencisë së Bregdetit.
Agjencia e Bregdetit: Roje ka por Bashkitë nuk i paguajnë
Përballë këtij shqetësimi, Gentian Marishta, specialist pranë Agjencisë Kombetare të Bregdetit, thotë se janë trajnuar 42 roje në Mal të Zi por janë jashtë shërbimit pasi bashkitë nuk i paguajnë.
“Është një mungesë e theksuar e kullave të vrojtimit, por edhe i rojeve bregdetare. Ne si Agjenci Kombëtare e Bregdetetit kemi trajnuar rreth 42 studentë të certifikuar në Mal të Zi për sa i përket rojeve bregdetare, por pjesa më e madhe prej tyre ndodhen pa punë. Pushteti vendorë dhe bashkitë përkatëse bregdetare nuk kanë mundur ti sistemojnë të plotësojnë hapësirat e tyre që menaxhojnë me kullat e vrojtimit”, tha Gentian Marishta.
Edhe kreu i kësaj agjencie Auron Tare, vetëm pak orë pas mbytjes së katërfishtë në Vlorë, ka pohuar për Report TV se ka pasur një projekt për trajnimin e të rinjve që do të punësoheshin si shpëtimtar.
Sipas tij, vitin e parë këta roje kanë funksionuar, por në momentin që iu kanë kaluar si kompetencë bashkive, ky shërbim s’ka ekzistuar më, pasi bashkitë nuk i paguanin asnjëherë.
“Ne kemi trajnuar djem dhe vajza nga akademia e sportit në Mal Të Zi i certifikuam me standardin Europian, i shpërndamë në zonat konkrete nëpër vijën bregdetare, dhe pati rezultate konkrete ku u shpëtuan jetë të njerëzve që nuk dinë not. Është detyrë e bashkive në të gjithë zonat bregdetare, që asnjëherë nuk duhet të japin leje për stacionet e plazhit nëse subjektet nuk kanë një seri kriteresh dhe standardesh, ku siguria në plazh është elementi kryesorë”, tha Auron Tare.
Sipas po të njëjtave burime mësohet se ka pasur nga ata të rinj që janë trajnuar për në Shqipëri, por për shkak se nuk janë paguar kanë ikur dhe janë punësuar në vendet fqinje, ku duket se ligji është më i rrepte dhe nuk mund të neglizhohet as nga privati por as edhe nga institucionet.
Report TV do të ndjek edhe në ditët në vijim këtë problematikë dhe do të kërkojë informacion nga çdo bashki bregdetare, pasi rezulton se asnjë prej tyre nuk ka marrë masa për sigurinë e pushuesve.
Me profesion Roje Bregdetare, por i papunë: S'më kanë kontaktuar
Në një kohë që institucionet akuzojnë njëra - tjetrën se nuk ka Roje Bregdetare profesionist, Report TV kontaktoi me njërin prej tyre për të mësuar më tepër për fatin e tij dhe të 42 rojeve të tjera që u trajnuan vetëm në një projekt në një vit, në Malin e Zi.
Tedi Pikli është një ndër ta që u trajnua dhe u certifikua për të shpëtuar jetë njerëzish.
"Jemi trajnuar po nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit për ndihmën e parë në plazh. Trajimin e kemi krye gjatë një jave në Malin e Zi dhe provat ishin cilësore sepse na përgatisin si të vepronim më mirë në terren", thotë Pikli.
Por pas një sezoni pune, askush nuk kishte më interes për të.
Në mbyllje të sezonit ai pohon se asnjë institucion apo subjekt privat nuk e ka kontaktuar për ta punësuar, edhe pse çdo kush mund ta gjente atë nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
"Unë kam pasur disa raste, pasi punova 1 vit, për periudhën nga korriku deri në 15 shtator, kur është edhe mbyllja e sezonit turistik", shton i riu me profesion Roje Bregdetare.
Pikli tregon se gjatë sezonit të punës ka pasur raste që ka shpëtuar jetë njerëzish. Ai tregon për rastin e një pushues nga Kosova që falë ndërhyrjes së tij arriti të mbijetojë.
"Kam rastisur dhe kam pasur fatin, sepse është gjë shumë e mirë që të shpëtosh dikë. ishte një mashkull reth moshës 30-vjheç nga Kosova dhe ndërhyra direkt. Kam qenë duke vëzhguar plazhin dhe shoh dikë që po bërtiste, në atë moment, pa mbajtur mend asgjë, pasi kam zbritur nga kulla kam shkuar direkt në det dhe kam ndërhyrë direkt", tregon Tedi Pikli.
Edhe pse kanë në dorë jetë njerëzish pagesa maksimale që i është ofruar ndonjë roje bregdetare ka qenë 50 mijë lekë në muaj.
Pikli tregon se paga është e mjaftueshme, por shumë shokë të tij tashmë punojnë jashtë vendit me certifikatën e marrë për të punuar në Shqipëri dhe paguhen shumë më mirë se sa këtu.
10 te mbytur ne pak dite
Kujtojmë se ky sezon turistik është shoqëruar me disa raste mbytjes të pushuesve përgjatë vijës bregdetare, duke rritur bilancin e viktimave
Numri i personave të mbytur në vendin tonë ka vajtur në 10. Disa ditë më parë në datën 15 të këtij muaji u mbytën katër persona në Vlorë. 3 të rinj u mbytën në Zvërnec, mes tyre edhe një djalë 24 vjeçarë nga Tetova, dhe një 14 vjeçar në zonën e Ujit të Ftohtë.
Ligji për sigurinë në plazhe
Ndërkohë që Vendimi nr. 321 i Këshillit të Ministrave “Për sigurinë në det dhe plazhe” saktëson se duhet të ketë Kulla Vrojtimi për Çdo zonë e deklaruar për plazh dhe aktivitete të tjera çlodhëse duhet të ketë kulla vrojtimi me lartësi 3 metra për çdo 200-250 metra plazh.
Kulla duhet të ketë vrojtues të trajnuar me kompetencat për të shpëtuar jetën dhe për ndihmën e parë dhe duhet të jenë me shërbim gjatë gjithë orarit që plazhi është i hapur. VKM-ja saktëson edhe 8 pajisje që detyrimisht duhet të ketë vrojtuesit.
Vëzhgim në Durrës, veç plazheve publike, edhe privatët shkelin ligjin
Veç plazheve publike, edhe privatët nuk hezitojnë të shkelin ligjin, për më tepër që në lejen e shfrytëzimit të bregdetit një prej pikave dhe kushteve që duhet të plotësojnë është që të garantojnë jetën e pushuesve me caktimin e rojeve bregdetare.
Por pikërisht në vijën bregdetare të Durrës, ku kryebashkiaku Dako deklaroi se po organizohen për të vendosur shpëtimtar, rezulton se mund të jenë një apo dy plazhe apo subjekte private që kanë vendosur roje.
Ata që e hasin këtë problematikë janë pushuesit. Ata shprehen se ndjehen të frikësuar më tepër për fëmijët e tyre, pasi në momente pakujdesia mund të ndodhi gjithçka.
Në Durrës rezulton se vetëm një subjekt priva ka plotësuar plazhin me të gjitha elementet e nevojshëm të sigurisë, ndërsa disa të tjerë edhe pse mund të kenë persona të gatshëm për shpëtim nuk kanë kullë apo elementet e tjerë sinjalizues.