​Kandidati  për deputet denoncon
me emra blerjen e votës në Korçë

​Kandidati  për deputet denoncon<br />me emra blerjen e votës në Korçë
Kur kanë mbetur rreth 7 orë nga fillimi i proçesit të votimeve, kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës, Ervin Salianji dyshon se po bwhwt blerja e votës në qarkun ku kandidon.

Sipas Salianjit, militantë të subjekteve të tjera politike po shpëndajnë para dhe ndihma tek qytetarët në këmbim të votës.

Salianji nëpërmjet një statusi në Facebook të titulluar "Zgjedhe apo ankand", ka dhënë emrat dhe vendet se ku dyshohet se po bëhet blerja e votës.

Statusi i Salianjit në Facebook

Zgjedhje apo ankand?!
Gjate gjithe muajit ne kemi bere takime dhe kemi ofruar program dhe ekip, kemi degjuar qytetaret dhe kemi dhene propozimet tona per zgjidhjen e krizes! Partite e tjera rralle I kemi hasur apo ndeshur neper lagje, ne qytet apo ne fshatra….sepse ata e kane nje plan.
Sot gjate dites dhe deri ne keto ore jane neper zona dhe sipas te dhenave tona kemi dyshimin e arsyeshem se po shperndahen para dhe ndihma nga keta individe: Ne Korce ne lagjet 4 dhe 14 dyshohet se Kliton Kita drejtor i taksave, ne lagjen 5 Enver Shahinas Drejtor i INUK, ne lagjen 17 Andi Sula ZVRPP, lagje 6 Solien Prifti drejtor ne bashki, lagje 4 kunati i kryetarit te bashkise Korce, lagje 6,7 Petrika Tollkuci drejtor i ISKSH, Lagje 10 Fioralba Vukatana Drejtore e Arkives, lagje 10, Erion Qelemeni drejtor i pyjores, lagje 4 dhe Dvoran Artur Qeramixhiu
Ne Pirg Vullnet Gjolla Drejtor i Bujqesise, Vasillaq Cinoku nenkryetar i bashkise Maliq, Florenc Tabaku ne Vashtemi, Kleanthi Mingo ne Pirg, Besmir Kulla inspektor tatimesh, Pranvera Begolli lagje 3 Maliq, Luan Riska drejtoria e bujqesise Podgorie

salianji

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë