​Këngëtares Beverly Knight i bie
të fikët në skenë

​Këngëtares Beverly Knight i bie<br />të fikët në skenë
Situatë dramatike në skenë, këngëtarja Beverly Knight kalon një gjendje të fikti gjatë performancës së saj.

Këngëtarja po këndonte në nder të Sër Terry Wogan, dhe eventi po transmetohej nga BBC të hënën pasdite ndërsa të ardhurat do të kalonin për fëmijët në nevojë.

Por këngëtarja e soul nuk është ndier mirë dhe ka shtangur audiencën kur teksa po këndonte klasiken e së ndjerës Whitney Houston, “I Will Always Love You” ka ngrirë një çast dhe është alivanosur. Në çast kanë ndërhyrë punonjës skene dhe e kanë mbajtur duke e shpëtuar nga një rrëzim fatal.

Zëdhënësit e saj më pas thanë se për shkak se salla ishte e tejmbushur dhe shumë vapë, ajo ka pësuar atë gjendje. Kurse nga ana mjekësore u konfirmua se, këngëtarja kishte pasur nivelin e ulët të sheqerit në gjak dhe pas 30 minutash e rimori veten duke u kthyer e performuar në skenë.

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois