Një zyrtar i Koresë së Jugut ka thënë se Koreja e Veriut ka spastruar shefin e saj te mbrojtjes, Hyon Yong-chol. Lajmi vjen nga agjencia e inteligjencës së Koresë së Jugut e cila kishte nisur spekulimet për ekzekutimin e Yong-chul. Por cila është arsyeja e ekzekutimit të një ndër njerëzve të cilët njiheshin si ndër më besnikët e liderit Kim Jong-un? 

Arsyeja wshtw mosrespektim dhe tradhti ndaj liderit Kim Jong-un. Mësohet se Hyon Yong-chol ka debatuar me liderin Jong-un për disa çështje ushtarake dhe më pas gjatë një takimi atë e ka zënë gjumi para liderit të tij. 

Një arsye qesharake por edhe një ekzekutim shumë barbar është rezervuar pwr Hyon Yong-chol. Ai është ekzekutuar me një armë kundërajrore në sytë e gjithë byrosë madje edhe në sytë e pasardhësit te tij, Pak Yong-sik.

Pak Yong-sik njihet si një anëtar i hershëm i byrosë ushtarake koreane veriore dhe është një ndër njerëzit me te besuar të liderit Kim Jong-un pasi ai e ka shoqëruar gjithmonë liderin në të gjitha takimet zyrtare ose aktivitet publike.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)