Ndarja e tyre bëri bujë dhe u komentua gjerësisht në media, por Klaudia ka reaguar për herë të parë sot.
Ajo ka postuar një foto në Instagram, ku për veç fansave të shumtë që e komplimentonin, një komentues ka shkruar se ishte Albi Nako ai që e kishte çuar atë në Itali.
Balerina i është përgjigjur komentuesit duke shkruar: “Zemër në Itali erdha vetë me avion direkt për tek Mediaset. Çdo histori ka një fillim e një fund, nuk është fundi i botës. Në një raport në dy, faji është gjithmonë i të dyve. Gjithë të mirat!”.
Më pas ajo i është drejtuar Albi Nakos duke shkruar: “Albi ça thonë more”, dhe balerini i është përgjigjur me një koment plot yje.
Duket se dyshja ka ruajtur mardhënie të mira pas ndarjes.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com