Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mes dy fqinjëve banues në fshatin Selitë e Malit, Komuna Zall-Bastar, Tiranë. Shtetasi Aqif Basha mësohet se ka goditur me një kazmë në pjesën e kurrizit (në afërsi të brinjëve), fqinjin e tij Xhevit Sida.
Burime nga policia e kryeqytetit kanë bërë me dije se dy shtetasit e sipërpërmendur ndodheshin në konflikt me njëri-tjetrin, për motive pronësie. Por, dy ditë më parë konflikti degradoi deri në përdorimin e mjeteve të forta, ku mbeti i plagosur shtetasi Xhevit Sida.
Ky i fundit u dërgua menjëherë në Siptalin “Nënë Tereza”, ku ka marrë mjekimin e duhur për plagët e shkaktuara nga goditja me kazmë e fqinjit të tij. Është bërë shoqërimi në polici i autorit Aqif Basha, nën akuzat e veprave penale “Kanosje”, “Plagosje” dhe “Vetëgjyqësi”.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com