Katër banesa janë djegur rreth orës  3 të mëngjesit të sotëm në fshatin Sheqeras në qytetin e Korçës.

Fatmirësisht mësohet se banorët e banesave arritën të dilnin nga shtëpitë e tyre të palënduar, ndërkohë që dëmet materiale janë të shumta.

Mësohet se zjarri, shkak për të cilin dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike në një prej banesat e cila ishte e pabanuar dhe përdorej si një magazinë për grumbullimin e bazës ushqimore për blegtorinë, më pas është përhapur edhe në tre banesat e tjera.

Bëhet me dije se godina ku  ka rënë zjarri është në pronësi të tre personave.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe dy makina zjarrfikëse të cilat bënë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e flakëve