5 gramë drogë u gjet brenda burgut të Drenovës nga policia paraditen e sotme.

Lënda narkotike ju gjet të dënuarit Ergys Rushitaj, i cili e kishte fshehur atë në trup, ndërsa lënda narkotike u konstatua gjatë një kontrolli rutinë në burg.

Sipas burimeve i dënuari për vrasje ka pasur takim me nënën e vet, e cila është kontrolluar nga policët e shërbimit, por duket se e kishte fshehur drogën në vend të sigurt.

Gjatë takimit të tyre operatorët e kamerave kanë parë nënën ti jap të birit dy qese.

Pas largimit të nënës, policë të sigurisë, kanë hyrë në dhomën e të dënuarit për vrasje dhe gjatë kontrollit i kanë gjetur qeset me lëndën narkotike.

Më tej, burimi tha se Prokuroria e Korçës ka filluar hetimin ndaj nënës së të dënuarit me 22 vite burg, person qe nuk njihet si përdorues i lëndëve narkotike.

Priten gjithashtu masa administrative ndaj policëve që kanë lejuar futjen e lëndës narkotike në ambientet e burgut të sigurisë së lartë.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com