KORÇË- Në mbrëmjen e së premtes është gjetur i vetvrarë me armën e shërbimit polici Ameli Vila 50 vjeç, banues në fshtin Maliq.
Ngjarja ka ndodhur në qëndrën e votimit në fshatin Dishnicë, në ambjentet e jashtme të QV 3733, Dishnicë.
Nga informacionet paraprake thuhet se inspektori Vila, ka qënë në mbikqyrje të qëndrës së votimit, dhe dyshohet se ka vrarë veten me pistoletën e shërbimit.
Në gjendje depresive për momentin Vila i ndodhur i vetëm në ambjentet e jashtëme të qendrës së votimit, pikërisht në oborin e shkollës 9 vjeçare të Dishnicës, me armën e shërbimit, tip pistoletë ka vrarë veten.
Ka qënë patrulla e turinit të natës që ka vënë re ngjarjen teksa në momentin kur ka shkuar në qendrën e votimit në fshatin Dishnicë nuk e ka gjetur punonjësin e policisë në ambjentet e brendëshme dhe menjëherë ka njoftuar rajonin e policisë.
Njoftimi praprak i Policisë Korçë.
Informacion paraprak:
Më datë 24.06.2017, jemi njoftuar se në fshatin Dishnicë, në ambjentet e jashtme të shkollës 9-vjeçare, dyshohet se ka vrarë veten me armën e shërbimit, punonjësi i policisë A.V, 50 vjeç, banues në Maliq, i caktuar me detyrë për ruajtjen e këtij objekti zgjedhor QV.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
[gallery]22798[/gallery]
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO