Babë e bir janë arrestuar ditën e sotme në Korçë pasi sipas policisë kanë goditur me sende të forta dy persona.
Ngjarja ndodhi në fshatin Dërsnik- Korçë, ku Petrit Çaushllari, 47 vjeç, si edhe djali i tij Emiljano Çaushllari, 21 vjeç, të dy banues në fshatin Buçimas-Pogradec, kanë goditur me mjete të forta në kokë dhe trup, 60 vjeçarin me inicialet P.B, si edhe djalin e tij 26 vjeçarin me inicialet S.B, , në shtëpinë e këtyre të fundit.
Mësohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, pasi nga hetimet e kryera rezulton se autorët e dyshuar të ngjarjes, kanë lidhje krushqie me dy të plagosurit, pasi vajza e Petrit Çaushllarit është nusja e djalit të 60 vjeçarit dhe kunata e 26 vjeçarit.
Konflikti fizik mes tyre mendohet të ketë ndodhur pas një debati midis vjehrrit dhe nuses të djalit të tij, dhe aktualisht 60 vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës, nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Njoftimi i plotë i policisë:
Policia arreston në flagrancë dy shtetas (at e bir) pasi në bashkëpunim mes tyre, plagosën rëndë me mjete të forta krushkun e tyre.
Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :
Petrit Çaushllari, 47 vjeç, si edhe djalit të tij
Emiljano Çaushllari, 21 vjeç, të dy banues në fshatin Buçimas-Pogradec.
Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 28.07.2017, dy shtetasit e lartpërmendur, në fshatin Dërsnik- Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete të forta në kokë dhe trup, shtetasit P.B, 60 vjeç, si edhe djalin e tij shtetasin S.B, 26 vjeç, në banesën e këtyre të fundit.
Nga hetimet e kryera rezulton se autorët e dyshuar të ngjarjes, kanë lidhje krushqie me dy të plagosurit, pasi vajza e Petrit Çaushllarit është nusja e djalit të shtetasit P.B dhe kunata e S.B.
Shtetasi P.B, aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës, nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Katër shtetasit e mësipërm dyshohet të jenë përfshirë në këtë konflikt fizik mes tyre pas një debati për motive të dobëta, kryer midis shtetasit P.B dhe nuses të djalit të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : "Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim" parashikuar nga nenet 88/2 dhe 25 të Kodit Penal.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com