TIRANE - Kur janë mbushur 59 ditë nga arrestimi i deputetit Armando Prenga tashmë të përjashtuar nga PS, Gjykata e Lartë ka vendosur ti zbusë masën e sigurimit nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Ka qenë pasditja e djeshme, kur Prenga ka lënë ambjentet e burgut të Vaqarit dhe është transportuar nga forcat e policisë në ambjentet e shtëpisë së tij në kryeqytet. Mësohet se një oficer i policisë gjyqësore ka mbajtur procesverbal për transportimin e Prengës në ambjentet ne shtëpisë dhe më pas ai së bashku me uniformat blu, janë larguar nga këto ambjente, duke mos lënë asnjë masa ruajtje për deputetin.
Zbutja e masës së sigurisë për deputetin e Laçit është bërë pas njohjes që gjykata bëri me aktin e ekspertimit të plagosjes së njërit prej anëtarëve të familjes Cali dhe mungesës së armës së zjarrit me të cilën, Prokuroria e Përgjithshme thotë se ka qëlluar deputeti Prenga. Përfaqësuesit e prokurorisë janë përpjekur të argumentojnë se ekzistojnë prova të mjaftueshme që Armando Prenga duhet të qëndrojë në qeli, por nuk kanë arritur të bindin anëtarët e Gjykatës së Lartë, të cilët në fund kanë vendosur të nxjerrin nga burgu Prengën, duke i caktuar këtij të fundit masën e “arrestit në shtëpi”.
Plagosjet e lehta
Pak ditë më parë një raport i plotë i mjeko-ligjorëve ka shkuar në Prokurorinë e Përgjithshme, për ngjarjet e fillim shtatorit para Komisariatit të Kurbinit. Mësohet se plagosjet e Tom Calit dhe Gjergj Calit, mjekoligjorët i kanë cilësuar si plagosje të lehta, ndryshe nga sa i kishte kualifikuar prokuroria, kur dhe kërkoi autorizimin për ta arrestuar deputetin e PS. Krahas Calëve, në ngjarje u plagosën edhe Gazmir Lushi dhe Eduart Prenga. Gjithsesi, akuza thotë se e ka administruar këtë provë në fashikullin hetimor dhe do të vazhdojë me dëshmitarë të ndryshëm. Të pyetur nëse është rikualifikuar vepra penale, akuza thotë se, në përfundim të shqyrtimit hetimor, do të vendoset nëse do të ndryshojë apo jo akuza.
Gjithsesi, burimet pohojnë se raporti i mjekoligjorëve është një provë e rëndësishme, e cila përcakton gjendjen e të dëmtuarve dhe në këtë rast, plagosjet në Kurbin janë cilësuar të lehta. Këtë raport, mbrojtja e ka depozituar në Gjykatën e Lartë, ku dhe ka kërkuar lirimin e Prengës. Një taktikë tjetër që ka ndjekur mbrojtja është dhe mungesa e armës së zjarrit,që sipas prokurorisë është përdorur nga Prenga në mënyrë të paligjshme.
Gëzhoja e vetme
Për të mbajtur në burg deputetin socialist, prokuroria ka paraqitur dje në Gjykatën e Lartë ekspertizën balistike të përgatitur nga policia shkencore. Ekspertët kanë ekzaminuar gëzhojën e gjetur në rrugën Patok-Laç, pikërisht në vendin ku Prenga pretendon se ka qëlluar në ajër me armën e tij me leje nga Kuvendi. Sipas këtij raporti, rezulton se gëzhoja e sekuestruar me cilësinë e provës materiale, nuk është qitur nga arma që deputeti Prenga e mbante me leje. Ndërkohë kamerat e jashtme të komisariatit të Kurbinit, nuk kanë punuar gjatë kohës kur mes anëtarëve të familjes Cali dhe Prenga janë përplasur me armë, para derës së komisariatit.
Mjekësia
Raporti i mjekoligjorëve është një provë e rëndësishme, e cila përcakton gjendjen e të dëmtuarve dhe në këtë rast.
Gjergj Cali
Mësohet se plagosjet e Tom Calit dhe Gjergj Calit, mjekoligjorët i kanë cilësuar si plagosje të lehta, ndryshe nga sa i kishte kualifikuar prokuroria, kur dhe kërkoi autorizimin për ta arrestuar deputetin e PS.
Investimet
Gjyqtari argumentoi se Ministria e Bujqësisë nuk i ka vlerësuar dy pikat kryesore dhe të rëndësishme të kompanisë Cali, investimet në lagunë dhe eksperiencën disa vjeçare në peshkimin artificial.
Calët fitojnë gjyqin për lagunën e Patokut
Anëtarët e familjes Cali kanë dalë të buzëqeshur nga Gjykata Administrative, e cila i ka dhënë të drejtë atyre në procesin gjyqësor për lagunën e Patokut, mes familjes Cali dhe vëllait të deputetit të PS Armando Prenga. Gjykata ka pranuar padinë e peshkatarëve të familjes Cali, duke shfuqizuar vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë Ministrisë së Bujqësisë, që shpalli fitues të licencës së shfrytëzimit të lagunës së Patokut kompanin e vëllait të deputetit Prenga, Arben Prenga. Gjithshtu, gjyqtari Sejdi rrëzoi edhe vendimin e ministrit Edmond Panariti që la në fuqi vendimin e komisionit, që deklaroi fitues të licencës kompanin e vëllait të deputetit Armanndo Prenga.

*Vendimi i Gjykatës së Lartë
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com